Pas reshjeve intensive gjatë natës, lumi Vardar sot në mëngjes ka dal nga shtrati para urës së këmbësorëve tek Qeveria. Para përmbytjes është edhe pjesa në afërsi të urës “Goce Dellcev”, transmeton Express.
Reshjet e pa ndërprera të shiut në rajonin në Shkupit kanë bërë që të rritet niveli i ujit në lumin Vardar.Një pjesë e ndërtesave të institucioneve sic është Muzeu Arkeologjik dhe Prokuroria Publike janë përmbytur në pjesën e bodrumeve, pasi që ka depërtuar uji nga reshjet intensive.
Në pamjet e filmuara nga ekipi i Alsat-M shihet rrjedha e rrëmbyeshme e ujit në shtratin e lumit. Ndërkohë reshjet e shiut kanë shkaktuar probleme edhe nëpër rrugët e disa lagjeve të kryeqytetit. Në Çair rrugët janë të mbushura me ujë me çka ka vështirësuar komunikacionin.