Tuesday, November 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniKapet "bosi" serb i drogës në Maqedoni

Kapet “bosi” serb i drogës në Maqedoni

Milan Zarubica, i cili dy herë ishte dënuar për organizimin e prodhimit të drogës sintetike, përsëri për shkak të veprimit të njëjtë është arrestuar në Maqedoni, shkruan e përditshmja serbe “Blic”, transmeton Express.
Ky doktor dhe disa bashkëpunëtorë të tij janë arrestuar në Reçic të Vogël, ku u zbulua edhe laboratori për prodhimin e drogës sintetike dhe rreth 300 kilogramë tableta të gatshme dhe lëndë të parë për prodhim. Aksioni u krye nga një ekip i përbashkët i prokurorëve të krimit të organizuar nga Serbia dhe Maqedonia, në bashkëpunim me policitë e të dy vendeve.

Në të njëjtën kohë një aksion i tillë po kryhet edhe në Serbi dhe bastisen hapësirat për të cilat dyshohet se i ka shfrytëzuar grupi i Milan Zarubicës.

Zarubica dhe grupi i tij i atëhershëm i bashkëpunëtorëve për herë të parë u burgosën më 4 shkurt 2003 me dyshimin se kishin ngritur fabrikën më të madhe për prodhimin e drogës sintetike në Evropë. Atëherë u konfiskuan rreth dy milionë tableta amfetaminë dhe substanca të ndryshme me vlerë prej 10 milionë dollarësh. Aksioni i atëhershëm i koduar me emrin “Beograd” u krye kur nga Agjencia amerikane për luftë kundër drogës (DEA) erdhi informacioni se në afërsi të kryeqytetit serb, në Stara Pazovë, ekziston një laborator i madh për prodhimin e drogës sintetike.

Për shkak të kësaj, Zarubica u dënua me 11 vjet burg. megjithatë, kur ai ishte në regjim të lirë të vuajtjes së dënimit, me fundjava të lira, u arrestua përsëri më 12 maj 2011.

Ai përsëri përdori laboratorin e vjetër në Stara Pazovë, por edhe në Ugrinovc. Ai aksion nisi në kalimin kufitar me Maqedoninë, kur u zbulua sasi droge për të cilën u dyshua se Zarubica ua dërgonte blerësve potencialë të amfetaminës. Në atë dërgesë u gjetën disa tableta, kurse malli u dërgohej dy turqve dhe një qytetari të Maqedonisë, me të cilët kishte bërë marrveshje për shitjen e drogës sintetike.

Për burgosjen e vitit 2011, ku u dënua me tre vjet burg, ai arriti marrëveshje me Prokurorinë e krimit të organizuar duke e pranuar fajësinë. Ai e pranoi se ka pasur pajisje dhe material për prodhimin e drogës sintetike.. Megjithatë, Gjykata speciale e vërtetoi këtë dënim, por i shqiptoi një dënim të vetëm prej 11 vitesh burg për burgosjet e vitit 2003 dhe 2011 .

Pasi vuajti këtë dënim, ai më nuk u kthye në burg.

Kur u burgos në vitin 2003 me akuzën për organizim të prodhimit të drogës sintetike, Dr. Milan Zarubicës iu konfiskua edhe prona. U vendos që t`i konfiskohen objekte dhe pajisje të firmës “Lenal farma”, 320 mijë dollarë dhe 89 mijë euro që u gjetën tek ai, 2.5 milionë franga zvicerane në një xhirollogari në Zvicër, gjithashtu për shkak të fitimit në mënyrë të paligjshme të pasurisë u ngarkua që në buxhetin e shtetit të paguajë 10 milionë dollarë.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!