Monday, May 5, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniTheret me thikë në Gjermani 34 vjeçarja nga Maqedonia

Theret me thikë në Gjermani 34 vjeçarja nga Maqedonia

Një shtetase 34-vjeçare me prejardhje nga Maqedonia, të mërkurën është therë me thikë në lagjen e Hamburgut në Gjermani, Jenfeld, nga një grua tjetër deri më tash e panjohur. Motivet e ngjarjes janë plotësisht të paqarta, ndërsa hetimet është duke i zhvilluar komisioni policor gjerman për krime të rënda, thuhet në një kumtesë të policisë gjermane, përcjellë „Shtegu.com“. Shtetasja gjermane me prejardhje nga Maqedonia është therë me thikë në pjesën e sipërt të trupit dhe menjëherë është dërguar në spital.

Ajo ka qenë në gjendje për t` ju treguar policëve se autori i rastit është një grua tjetër. Një kërkim i sulmuesit me helikopter deri më tani ka qenë i pasuksesshëm. Policia gjermane nuk ka mundur të spjegojë se në çfarë raporti kanë qenë viktima dhe sulmuesi.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments