Në Kuvendin e Maqedonisë po zhvillohet një takim në mes të kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi, kryeministrit dhe liderit të LSDM-së, Zoran Zaev dhe liderit të BDI-së, Ali Ahmeti.
Komisioni parlamentar për imunitet dhe çështje procedurale, i cili duhet që të shqyrtojë kërkesën e gjykatës për marrjen e imunitetit gjashtë deputetëve të VMRO-DPMNE-së, akoma nuk e ka caktuar mbledhjen.
Deputetët janë të dyshuar për,”kërcënim terrorist ndaj rendit kushtetuestë vendit”
të kryera më 27 Prill, atë kohë kur u përgjak Parlamenti i Maqedonisë nga gjaku i lidërëve të shumicë së re parlamentare.
Nga kabineti i kryetarit të Kuvendit kanë thënë para këtij takimi se nuk do të mbahet mbledhje e Komisionit parlamentar për imunitet dhe çështje procedurale dhe pikërisht për këtë arsye pasditën e së mërkurës është realizuar ky takim.