Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeBotaQKSHA në SHBA kremtoi diten e flamurit shqiptar!

QKSHA në SHBA kremtoi diten e flamurit shqiptar!

Qendra kulturore shqiptaro amerikane me seli ne Riverdale ne Nju Xhersi me një program të pasur artistik shënoi festën e flamurit shqiptar. Qindra shqiptarë me familjet e tyre ishin prezentë në këtë manifestim ndërsa mysafir special ishte konsulli i Republikës së Kosovës z. Fatmir Zajmi.

Kryetari i QKSHA, Zylfi Alla në fjalën e tij uroi gjithë shqiptarët e Amerikës për këtë ditë të shënuar duke apeluar për bashkim të shqiptarëve në diasporë për të mbrojtur dhe kultivuar sa më fortë vlerat kombëtare shqiptare.

Konsulli i Republikës së Kosovës në SHBA z.Fatmir Zajmi përgëzoi organizatorët për organizimin. z.Zajmi tha se kjo festë i përket gjithë kombit në tëgjitha trojet etnike dhe në diasporë. Ai vlerësoi lartë rrolin e diasporës shqiptare në Amerikë për proceset e rëndësishme kombëtare të shqiptarëve ndër shekuj.

Gjithashtu edhe imami i komunitetit z.Arun Pollozhani përshëndeti këtë manifestim duke kujtuar sakrificën e madhe të veprimtarëve shqiptarë për flamurin kuq e zi dhe për pavarsinë e Shqipërisë.

Atmosferën e ndezën nxënësit e shkollës shqipe që vepron në kuadër të QKSHA-së, të cilët me veshje kombëtare nga të gjitha trevat vallzuan vallet e vjetra tradicionale dhe kënduan këngë patriotike që emocionuan shumë të pranishmit.

Mbrëmja vazhdoi në ritmet e këngës shqipe pas programit artistik duke shënuar kështu 105 vjetorin e shtetit shqiptar dhe duke kujtuar edhe njëherë se shqiptarët sado larg vendlindjes të jenë ato kurrë nuk harojnë origjinën e tyre.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!