Duhej një deklaratë e Drejtorit të fondit shëndetësor të Maqedonisë, Den Donçev lidhur me barnat e falsifukuara nga Turqia që qarkullojnë në vend, që policia e Maqedonisë të fillojë hetimet e më pas edhe arrestimet e mundshme për import paralel të barnave jo origjinale në Maqedoni shkruan Plus Info, transmeton Gazeta Express.
Nga MPB Maqedoni për PlusInfo thonë se presin vendim nga Prokuroria Publike që t’i sjellin para prokurorëve trafikantët e barnave.
”Policia është e gatshme të reagojë dhe të sjell para prokurorëve personat që janë ”kujdesur” për sjelljen e barnave të falsifikuar nga Turqia në Maqedoni” thuhet në përgjigjen e MPB-së.