Ladorishti, ashtu si edhe zona përreth, kanë qenë të banuar prej fisesh ilire që në kohët e lashta. Popullsia e Ladorishtit, me përjashtim të ndonjë fisi, nuk dihet të ketë ardhur nga ndonjë anë tjetër. Ajo është një popullsi vendëse që së lashti. Banorët e Ladorishtit janë shqiptarë dhe me fanatizëm e kan ruajtur emrin Ladorisht që nga periudha romake.
Ladorishtarët shquhen si trima dhe këmbëngulës. Ata kanë ruajtur ndër shekuj identitetin e tyre kombëtar dhe gjuhësor, dhe jo vetëm kaq. Me qëndresën e tyre ndikuan në ruajtjen e identitetit të Strugës, flet fakti se në atë qytet, para disa dekadave, flitej vetëm dialekti toskë, sidomos toskërishtja qendrore, ndërmjet Jugut dhe Veriut të Shqipërisë. Këtë të folur e ka Ladorishti dhe e ka ruajtur dhe zgjeruar edhe në qytetin e Strugës që nga themelimi I tij. Këto fakte gjuhësore I vërteton edhe pupullata rome, romët e Strugës, flasin dhe këndojnë toskërisht, gjithashtu edhe popullata turke e këtij qyteti, flet dialektin toskë. Këtë dialect e flasin vllehët e Strugës dhe të Belicës. Këtë dialect e flet edhe popullata slave që ka mësuar të flasë shqip.
Për sa I përket gjuhës së Ladorishtit, ajo është një toskërishte e pastër dhe shumë afër gjuhës së unisuar (njësuar) letrare. Kjo ka të bëjë me faktin se Ladorishti ndodhet në drejtim të zonës kalimtare që ndan dhe dy dialektet e gjuhës sonë.
Nga kjo që u tha më lart, për emërtimin e fshatit Ladorisht, të dyja variantet janë të mundëshme.
MARRË NGA LIBRI “HISTORIA DHE TRADITA E LADORISHTIT”