Friday, November 22, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniSela:Përgjimet duhet të tregojnë të vërtetën

Sela:Përgjimet duhet të tregojnë të vërtetën

Ziadin Sela ne nje takim ne Dobrosht te komunes se Tearces  foli për shumë çështje me rëndësi politike për shqiptarët e Maqedonisë, por vuri theksin edhe tek afera e fundit e përgjimeve.

“Kur jemi te afera e përgjimeve e shohim që të dy liderët politik shqiptar heshtin. Njëri e ka mësuar përmendësh fjalën që duhet të vijnë ndërkombëtarët, ky tjetri në vend që të merret me procesin si proces, me fenomenin si fenomen e humb vëmendjen dhe kërkon që përgjegjësia të kërkohet tek Zoran Verushevski apo tek Branko Crvenkovski dhe thotë që njeriu i vetëm që është përgjuar nga 1992 është Menduh Thaçi”, tha Sela.

Sipas tij, me interes për shqiptarët në këtë situatë është të mësohet e vërteta për “monstrën”, “Sopotin” dhe procese tjera politike të montuara tek shqiptarët.

“Në këtë situatë ne duam të shohim se cila është e vërteta e atyre fëmijëve në shtëpi dhe prindit nuk i kanë me vete sepse i kanë të burgosur me rastin e “monstrës”. Në këtë situatë duam ta dimë cila ka qenë e vërteta e Sopotit, ku shqipëtarët u dënuan me 8 vite burg dhe sot e kësaj dite së kanë fituar lirinë, ne duam ta dimë të vërtetën se pse Ali Ahmeti i ndihmoi Nikolla Gruevskit në mënyrë që ky proces tu montohet në politikë shqiptarëve. Ne duam ta dimë të vërtetën se pse të rinjtë shqiptar në rastin e protestës kundër monstrës u dënuan me dënime maksimale, ndërsa të rinjtë maqedonas me rastin e protestave në Gjorçe Petrov u dënuan vetëm me kusht. Ne duam mbi të gjitha këto ta ndryshojmë sistemin”, tha Sela.

Sipas tij, ideja e protektoratit ishte ideja e kamotshme e Arbën Xhaferit. “ Ky është momenti. Në momentin që gjithë opinioni ndërkombëtar e shef që në Maqedoni nuk funksionon shteti i së drejtës nuk është ndonjë risi për ne, sepse shqiptarët gjithë e dimë që nuk ka funksionuar, por tani e kemi argumentin në dorë dhe duhet të godasim pikërisht mbi këtë integritet që na e kane fituar maqedonasit”, tha Sela, iniciues i Lëvizjes për reformimin e PDSH-së.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!