Deputeti Tom Doshi gjatë një interviste në Top Channel analizoi dhe solli dëshmi mbi vrasjen me pagesë të porositur nga Ilir Meta. Ai deklaroi se ishte informuar dhe kishte lënë porosi që nëse vritej atëhere vrasjen ja ka bërë Ilir Meta. Nder të tjera ai deklaroi se: “Ndërkohë Sali Berisha nuk ka fare lidhje me këtë histori por skenarin e ka bërë vetëm kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ka luajtur si aktor duke u sjell si mik por në të vërtetë kish përgatit ekzekutimin tim. Edi Rama më shtyu qe të nxirrnim kasetën e Ilir Metës në 21 Janar. Kini kujdes nga Ilir meta i cili sillet si mik. Ai sma fali kurrë ate çfare i bëm në 21 Janar. Isha me Edi Ramën në shtëpinë e Dritan Priftit dhe atje dola garant që do e bënim Dritan Priftin deputet. Rama i lutej anglisht Dritan Priftit duke i thënë “Please, Just do it” se duhet të rrëzojmë Ilir MetënI ishte vënë tritol me motor picash pranë makinës pasi ekzekutorët u paguan 500.000 euro. Njoftova Edi Ramën dhe ai më tha të “rujt zoti”. /opozita,com/