Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniQyteti i Shkupit ka ndare 318 mije euro per projektin ''Shkupi 2014''

Qyteti i Shkupit ka ndare 318 mije euro per projektin ”Shkupi 2014”

Projekti “Shkupi 2014″ vazhdon të gllabëroj miliona euro. Qyteti i Shkupit ka ndarë 318 mijë euro të tjera.

Projekti i përmendoreve dhe objekteve të ndryshme “Shkupi 2014″ vazhdon të harxhojë miliona e mijëra euro. Qyteti i Shkupit ka ndarë 318 mijë euro të tjera vetëm për të zbuluar dhe rregulluar pjesën e hapësirës ku është përmendorja e “Filipit II” dhe hapësira pranë Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve.

Derisa këto mjete po harxhohen për këtë projekt qindra milionësh, shumica e lagjeve shqiptare të Shkupit vazhdojnë të jenë në kushte mizore me rrugë të pasfaltuara dhe infrastrukturë katastrofale, të pushtuar edhe nga ndërtimet pa leje dhe ndërtimet që zënë hapësirat e gjelbërta.

Sipas përllogaritjeve të buxhetit të Shkupit vetëm për pjesën që gjenden përmendoret e “Filipit II”, janë harxhuar deri tani mbi 10 milionë euro.

Qeveria e Maqedonisë në buxhetin për 2015 ka ndarë mbi 56 milionë euro për projektet “Shkupi 2014″. Shuma financiare për këtë projekt ka kaluar jozyrtarisht mbi 800 milionë euro, derisa partia në pushtet ka refuzuar një shifër të tillë.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!