Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, është duke qëndruar për vizitë në Republikën e Maqedonisë.
Në kuadër të kësaj vizite Meta është pritur në takim nga kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, më të cilin ka biseduar për zhvillimet në këtë vend dhe në tërë rajonin në përgjithësi. Meta i ka thënë se është krenar që kryetari i Maqedonisë është shqiptar.
Më tej, Meta dhe Xhaferi janë pajtuar për thellimin e bashkëpunimit në mes të dy vendeve, si dhe mbështetjen e njëra-tjetrës në procesin integrues drejt Bashkimit Evropian. Po ashtu Meta ka kërkuar nga kryeparlamentari Xhaferi që të ketë bashkëpunim dhe të respektojë opozitën në Maqedoni, duke thënë se ai është bërë president i Shqipërisë, falë respektimit të opozitës në Kuvend.
“Duke e respektuar opozitën si kryetar i Kuvendit jam bërë president i Shqipërisë, prandaj kërkojë të njëjtën gjë edhe nga ju kryetar Xhaferi”, ka thënë një burim i gazetës “Epoka e re” që ka qenë pjesë e takimit. Gjithashtu edhe kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi e ka njoftuar presidentin Meta se ai akuzohet shumë meqë e respekton opozitën. “Xhaferi ka thënë se opozita është e shenjtë dhe e nevojshme për vendin”, ka theksuar i njëjti burim.