Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para disa çastesh në lagjen Vardarska, afër xhamisë së Rinisë në Tetovë.
Sipas informacioneve jozyrtare një 25 vjeçar i ka dhënë fund jetës, duke u hedhur nga çatia e shtëpisë.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të kryerjes së këtij akti vetëflijimi, njoftoi Tetovanews.
Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërsa pritet të dalin në dritë detaje nga komunikata e policisë.