Saturday, April 19, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniProtesta kundër gjuhës shqipe në Shkup, ja kush i organizon

Protesta kundër gjuhës shqipe në Shkup, ja kush i organizon

“Tvërdkorni” së bashku me “Forcat e Bashkuara Maqedonase” të mërkurën me fillim nga ora 18, do të protestojnë kundër sjelljes së ligjit për gjuhën shqipe, transmeton Zhurnal.

“I ftojmë të gjitha organizatat dhe të gjithë të tjerët që të mërkurën do të ketë marshim protestues, më 22 nëntor, në ora 18 kundër sjelljes së dygjuhësisë dhe shqiptarizimin e Maqedonisë kurse protesta do të fillon para selisë së opozitës.

Ndërsa si thuhet më tej në komunikatë porosia kryesore dhe të cilën do ta dërgojnë para shtabit është se “Ose nxjerrne popullin në rrugë dhe mbrojeni Maqedoninë, ose largohuni nga politika! Para ndërtesës së DPMNE-së marshi do të drejtohet deri tek Parlamenti që të ju tregojmë “deputetëve” të cilët do të ngrejnë dorën për sjelljen e dygjuhësisë- Të gjithë që do të ngrejnë dorën për dygjuhësi gjegjësisht, dykombësi, nga tani prej nesh dhe popullit maqedonas do të marrin regjim të veçantë dhe tretman të veçantë, njoftuan nga “Tvërdokornit”.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments