Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniKëto janë aktivitetet që do të organizohen me rastin e festës së...

Këto janë aktivitetet që do të organizohen me rastin e festës së Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe

Me rastin e 22 nëntorit, Kongresit të Manastirit dhe Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe në patronazhin e zëvendëskryeministrit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Hazbi Lika do të organizohen një sërë aktivitetesh për të kremtuar këtë ditë të veçantë në historinë e popullit shqiptar, ditë e cila është edhe festë për shqiptarët në Maqedoni, transmeton Express.
Sekretari shtetëror i Ministrisë së Kulturës në Republikën e Maqedonisë dhe njëkohësisht koordinator i aktiviteteve për shënimi e Kongresit të Manastirit, Valmir Aziri në një deklartë për MIA-n informo se më 21 nëntor, në Manastir do të realizohet tribuna shkencore e cila do t’i kushtohet Ditës së Alfabetit ku të pranishëm do të jenë studiues të Albanologjisë nga Institucionet shkencore të Maqedonisë, Kosovës dhe Shqipërisë.

Ai përmendi se aktivitetet në kuadër të Ditës së Alfabetit kanë filluar që nga data 14 nëntor ku një ekip artistësh janë dërguar në Manastir për të realizuar koloninë artistike ku do të pikturohen figurat e 11 komisionerëve në Kongresin e Manastirit dhe të njëjtat do të ekspozohen në qytetin e Alfabetit me rastin e 109 vjetorit.

Më 22 nëntor në Manastir, do të vizitohet Muzeu i Alfabetit teksa e tërë ngjarja do të përmbyllet me koncertin solemn i cili tradicionalisht organizohet në këtë vend.

Në koncert parashihet të marrin pjesë figura të shquara shqiptare, ministra dhe pjesëmarrës nga komuniteti ndërkombëtar.

Siç informoi Aziri, në Shkup gjatë 22 nëntorit, në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë do të priten dhe nderohen në mënyrë solemne doajenët e arsimit të gjuhës shqipe.

Më 14 Nëntor 1908 në Manastir u mblodh Kongresi i Manastirit ose Kongresi i Alfabetit, me qëllim krijimin e një alfabeti të njësuar që do të ishte edhe fillimi i letërsisë mbarëshqiptare.

Në këtë kongres ishin të pranishëm 150 delegatë, të ardhur nga të gjitha anët e Shqipërisë, si dhe nga komunitetet shqiptare në Rumani, Itali, Greqi, Turqi, Egjypt, Amerikë, etj. Kryetar i Kongresit u zgjodh Mit’hat Frashëri, i biri i Abdyl Frashërit.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!