AGJENSIONI PËR USHQIM DHE VETERINARI STRUGË, në bazë të ligjit127 alineja 1 nga ligjit për siguri të ushqimit ka konstatuar se,UJI PËR PIJE NGA UJËSJELLËSI I QYTETIT TË STRUGËS- NDALOHET PËR PIJE. Agjensioni për Ushqim dhe Veterinari Njësia në Strugë, me shkresën nr.26-530 të datës 17/11/2017, informon Komunën e Strugës se në bazë të analizave laboratorike të realizuara nga Qendra e Shëndetit Publik në Ohër, Uji për pije nga UJËSJELLËSI I QYTETIT NDALOHET PËR PIJE- sepse është konstatuar rritje të ndotjes,rritje të vlerave të ngjyrës si mungesë të klorit rezidual që paraqet mundësi potenciale për kontaminim mikrobiologjik të ujit për pije.Agjensioni për ushqim dhe Veterinari ,njësia në Strugë urdhëron NNP PROAQUA,Njësia në Strugë , të SIGUROJNË ujë të sigurtë për pije për qytetarët e vet.DERI NË SIGURIMIN E UJIT TË SIGURTË PËR PIJE,UJI TË VLOHET 10 MINUTA.Vendimi i Agjensionit për ushqim dhe Veterinari,njësia në Strugë.
(Struga Ekpsres)