E dime se kush eshte roli i PDSH-se dhe nuk ka dileme per kete,shprehet-Artan Grupi
Bashkimi Demokratik për Integrim nuk ka frikë se PDSH-ja mund tia zërë vendin në qeveri, nëse si pasojë e aferës së përgjimeve ajo vendos daljen nga Qeveria.
Shefi i Kabnitetit të Kryetarit të BDI-së Artan Grubi tha se BDI nuk ka pse të ketë frikë nga një skenar i tillë.
I pyetur nga gazetarët në lidhje me deklaratat e kreut të LSDM-së Zoran Zaev se përgjimet flasin se PDSH nuk është parti opozitare, Grubi u shpreh “Ne nuk kemi pasur kurrë dilemë se cili është roli i PDSH-së” duke aluduar për bashkëpunimin e partisë së Thaçit me VMRO-DPMNE-në.