Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeBotaTërë bota po e shijon këtë pamje: Kufiri mes Oqeanit Paqësor dhe...

Tërë bota po e shijon këtë pamje: Kufiri mes Oqeanit Paqësor dhe Atlantik ju lë pa frymë (VIDEO)

Në vendin ku takohen ujërat e Oqeanit Paqësor dhe atij Atlantik, te kepi Horn, turistët kanë xhiruar një video mbresëlënëse nga një anije, ku kufiri në mes dy oqeaneve dukshëm vërehet, si në hartat gjeografike, duke lënë përshtypje se ujërat nuk përzihen.

Një xhirim shumë atraktiv është bërë në pikën më jugore të Amerikës Jugore, e që është shfaqur edhe në YouTube, transmeton gazetametro.net

Mirëpo, kufiri mes dy oqeaneve është vetëm për një kohë shumë i qartë, sepse prapë ujërat përzihen, por kjo përzierje zgjat pak më shumë se që ne mendojmë, kanë shpjeguar ekspertët.

https://youtu.be/SWRqfWo4hZ8

Në mënyrë që ujërat të përzihen për disa centimetra, atyre u duhet disa ditë, sepse për këtë sasi të ujit vlen i njëjti mekanizëm si edhe për lëngjet tjera: difuzioni i dy lëngjeve dhe agjitacioni fizik.

Difuzioni, ose më saktësisht shpërndarja e lëngjeve është jashtëzakonisht më e ngadalshme, kështu që gjatësia e procesit në oqeane varet nga agjitacioni fizik, që është përzierje e valëve, energjisë dhe erërave.

https://youtu.be/AQsvs9r4dqM

Gjithashtu edhe dendësia e oqeanit mund të ketë ndikim në formimin e këtij “kufiri”, për shkak të dallimit të kripës, dhe pastaj këtu hynë edhe ujërat e ftohta nga akullnajat e shkrira, lumenjtë e mëdhenj që hyjnë dhe një sasi e baltës në oqean e ndryshojnë dendësinë dhe ngjyrën e oqeanit.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!