Saturday, November 23, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniRritet buxheti për deputetët e Maqedonisë

Rritet buxheti për deputetët e Maqedonisë

Edhe pse më herët LSDM-ja e kritikonte gjithë buxhetin e deputetëve kur ishte në opozitë duke e quajtur si harxhim të panevojshëm, me buxhetin e ri të vitit 2018 shumica parlamentare e udhëhequr nga partia e Zaevit do të lëshojë më shumë mjete për të zgjedhurit e popullit, transmeton Express.
1.3 milionë euro janë ndarë për deputetët për harxhime rruge. Kjo është dyfishi i asaj që e kanë pasur me buxhetin e vitit të kaluar ku kishin vetëm 600 mijë euro.

Edhe pse Qeveria ju ka lëshuar më shumë para për harxhime rruge, deputetët e LSDM-së thonë se mbeten në të njejtin qëndrim me atë të para disa viteve ku thonin se deputetët nuk duhet të harxhojnë shumë para të qytetarëve.

Përndryshe, buxheti i Kuvendit të Maqedonisë është 9.3 milionë euro, ku pjesa më e madhe ndahet për rrogat e deputetëve, saktësisht 5.2 milionë euro. Këtu hyjnë edhe mëditjet përveç rrogave që janë më të majme se vitet e kaluara.

Për momentin në Kuvend janë të punësuar 437 persona. Për dallim prej vitit të kaluar ka 33 më shumë të punësuar. Për këto punësime janë ndarë hiç më pak se 35.000 euro, në muaj.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!