Thursday, March 13, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniNga nesër kërkohet posedimi i pajisjeve dimërore në automjete, ja dënimet për...

Nga nesër kërkohet posedimi i pajisjeve dimërore në automjete, ja dënimet për ata që nuk i kanë

Nga nesër, 15 nëntor e deri më 15 mars të vitit të ardhshëm do të jetë e detyrueshme posedimi i pajisjeve dimërore në automjete. Për shoferët që ngasin automjetin e tyre pa pajisje dimërore do të pasojë dënim prej 45 euro në kundër vlerë të denarëve, gjegjësisht heqjen e 20 pikëve nga libreza e vozitjes.
Për veturat deri në 3500 kilogram është e detyrueshme edhe posedimi i gomave të dimrit me profil prej së paku 4 milimetrave, ndërsa për automjetet mbi 3500 kg është e detyrueshme posedimi i gomave të dimrit me thellësi prej së paku 6 milimetrave.

Për ata që kanë gomat e verës me së paku 4 milimetra thellësi, do të duhet të kenë me vete singjirët për borë.

Autobusët dhe automjetet e rënda të ngarkimit e kanë të domosdoshme posedimin e gomave të dimrit.

REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments