Deri tani janë thënë dhe dëgjuar shumë gjëra për luftimet dyditore në Lagjen e Trimave në Kumanovë më 9 dhe 10 maj të vitit 2015.Emisioni ”Kod” i gazetares Snezhana Lupevska ka ngritur dilema të reja për ngjarjet që pëfunduan me dënime drakonike për pjesëtarët e ”Grupit të Kumanovës”, transmeton Express.
Sipas këtij dokumentari, ky luftim është ndihmuar nga shteti dhe zyrtarët e atëhershëm të Maqedonisë.
”Pjesëtarët e ‘Grupit të Kumanovës’ janë sjellë në Lagjen e trimave me veturë të ndihmës së shpejtë’ thuhet në dokumentar.
”Policia ka qenë e futur në kurth nga sigurimi shtetëror që ju ka thënë pjesëtarëve të policisë speciale se në atë lagje ka vetëm 3 persona që duhet të normalizohen. Kur ka arritur policia në vendin e ngjarjes, janë befasuar negativisht nga sulmi dhe pjesmarrja e mbi 40 personave të armatosur deri në dhëmbë” zbulon gazetarja Lupevska.”Nikolla Gruevski, Sasho Mijallkov, Gordana Jankulloska dhe zyrtarë tjerë shtetëror kanë qëndruar në stacionin policor në Shkup për të shikuar si në film luftimet që policia i inçizonte nga dronët që fluturonin mbi Lagjen e Trimave” vazhdon dokumentar.
Sipas policisë, ky aksion ka marrë jetën e policëve si asnjëherë më parë deri tani, në ndonjë aksion të policisë së shtetit, pas vitit 2001.Nga policia thonë se përveç tetë pjesëtarëve të vdekur gjatë ditës së luftimeve këto ditë ka vdekur edhe një pjesëtar tjetër, si pasojë e lëndimit të organeve të brendshme.
Ky dokumentar është përgatitur dy vite me material nga deklaratat e familjarëve të të vrarëve, me informacione të zbuluara në institucione të shtetit por edhe nëpërmjet hetimit të bërë në mesin e policëve që kanë qenë në aksion./Express/