Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniSi do të zbatohej skenari maqedonas i “bombave të Zaevit” në Shqipëri...

Si do të zbatohej skenari maqedonas i “bombave të Zaevit” në Shqipëri dhe si u zbulua qendra sekrete e përgjimit

Nga Blendi Fevziu është artikuluar direkt, e po ashtu dhe nga qarqe të tjera politike e mediatike, është folur për skenarin “maqedonas” në politikën shqiptare, një model që mund të implantonin edhe tek ne të famshmet “bombat e Zaevit”, pra përgjime, ku politikanë të lartë kryesisht qeverisës të trondisnin opinionin publik shqiptar.

Madje zëra në ambientet e Tiranës thonë që edhe ikja e kreut të shërbimit sekret, Vizo Ajazi ka të bëjë edhe me përgatitjen e mundshme të “bombave” për opinion publik. Ka më shumë se një herë që flitet për përgjime, video seksuale apo edhe transkriptime, por deri tani nuk kemi parë asgjë.

I vetmi institucion zyrtar që mund të përgjojë legalisht në Shqipëri është SHISH, i cili e bën këtë vetëm me shkresë me firmë e vulë nga Prokuroria. Në SHISH ndodhet një sektor me operatorë me tre turne, të cilët në bazë të një protokolli preciz, janë para aparaturës dhe një shef sektori i autorizuar i sjell numrat për përpunim.

Ata i regjistrojnë bisedat, i transkriptojnë dhe me anë të një raporti të firmosur e përcjellin në sektor. Nga sektori, si dokument tashmë i formësuar, kthehet në raport shërbimi. Ai shkon më pas në Prokurori. Nëse në biseda del ndonjë person që nuk duhet të përgjohet, menjëherë duhet të ndërpritet përgjimi.

Por ka pasur mjaft raste kur përgjimi nuk është ndëprerë dhe është përgatitur raport transkriptimi që nuk ka shkuar si raport përfundimtar, por si info e shkëputur. Kush është njoftuar për këto info? Nëse ka kërkesë për të përgjuar nga Prokuroria, SHISH nuk ka të drejtë që transkriptimin ta mbajë vetë si informacion.

Ndërkohë kur SHISH kryen përgjime për llogari të punës së tij, informacionet mbi materialet e përgjuara sipas ligjit duhet t’ja çojë Kryeministrit dhe Presidentit të Republikës, si raport zyrtar të klasifikuar mbi punën e shërbimit sekret në ruajtje të Sigurisë Kombëtare të vendit.

Por në Tiranë ka funksionuar deri pak kohësh një qendër përgjimesh paralele në qendër, madje pranë një stacioni të rëndësishëm policie, e cila po bënte gati për të hedhur në tregun shqiptar “bombat” si të Zoran Zaevit. Dhe pikërisht, pikasja e këtij operacioni dhe qarqet që qëndibub pas tij, kanë sjellë një lëvizje të furishmë që solli edhe largimin e papritur të Kreut të SHISH.

Në të gjithë këtë kombinacion kishte një ndryshim të madh me skenarin maqedonas: “bombat” e Zaevit iu ofruan liderit të opozitës nga ana e qeverive perëndimore, të cilat i kishin materialet nga shërbimet e tyre sekrete. Tek ne, këto materiale mësohet se janë grumbulluar nga strutura paralele jashtë këtyre shërbimeve partnere, të cilat duhet thënë se kanë informacion shumë më të hollësishëm për çka ndodh në kupolën e lartë të politikës. Ata dijnë gjithçka ndodh, por janë çuditur kur një “aktor i ri ka hyrë në skenë”, i cili duket se nuk ishte thirrur nga dikush i rëndësishëm.

Ish-kryeministri Sali Berisha flet shpesh që ka përgjime, madje ka akuzuar edhe kryeministrin Edi Rama, duke i përmendur të vëllanë Olsin. Kreu i qeverisë nuk është përgjigjur asnjëherë ndaj këtyre akuzave, duke e injoruar parardhësin e tij. Ky injorim është pritur mjaft keq nga Berisha, i cili në seancën e së enjtes shpërtheu duke thënë se pse nuk i vjen Rama të replikojë me të. Kryeministrit i kanë shkuar me kohë sinjale, si shantazhe që kanë në dorë përgjime bombastike ku edhe ai është pjesë. Mësohet se Rama është përgjigjur se nuk shqetësohet nga asgjë pasi nuk i djeg miza nën kësulë.

Kreu i qeverisë ka ditur gjithçka, edhe për selinë e çuditshme të përgjimeve në Tiranë, për të cilin është vënë në dijeni nga informacioni i shërbimeve partnere. Dhe e ka mbajtur këtë informacion krej në sekret, deri ditën kur shkoi në Presidencë të takojë Ilir Metën që siç tha Presidenti i la në tavolinë dorëheqjen e shefit të shërbimit sekret, Visho Ajazi Lika.

Por vetëm kaq? Pas asaj dite, njerëz të afërt të Ilir Metës nuk po sulmojnë Edi Ramën por ambasadorin e SHBA-së në Tiranë, Donald Lu. Një nga këto ishte edhe Ralf Gjoni, këshilltari i afërt i Metës kur ishte kryetar Kuvendi.

“Njerëzit kanë zgjedhur të bëjnë humor me këtë deklaratë të Lu-së, po tallen më saktë. Askush në Amerikë nuk mund të bëjë deklarata të tilla”, tha Gjoni në emisionin e Artur Zhejit në Ora News, ndërkohë që Ilir Kulla, një tjetër këshilltar i Metës përdori të njëjtën gjatësi vale kur e cilësoi Lu-në si “jo-serioz”.

Por në fakt, Donald Lu ishte më shumë se serioz gjatë kësaj jave, ndaj ka shkaktuar një tronditje tektonike në klasën politike shqiptare, e cila do të vijë të rritet në javët në vazhdim…/tesheshi.com/

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!