Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniÇ'po ndodh me mediat në Maqedoni që përkrahin opozitën?

Ç’po ndodh me mediat në Maqedoni që përkrahin opozitën?

Gazeta “Veçer” është në falimentim e sipër, “Radio Slobodna Makedonija” ka ngelur pa gazetarë, ndërsa në “TV Nova” rrogat vonohen me muaj, shkruan Meri Jordanovska për Prizma.mk.
Ndryshime të mëdha kanë ndodhur në skenën mediatike në vend, veçanërisht në portalet e internetit dhe stacionet televizive, politika redaktuese e së cilëve mbështeste VMRO-DPMNE-në tashmë opozitare. Pushimet nga puna, vonesat e pagave, njoftimet për gazetat e reja, hapja e portaleve të reja si dhe ndryshimet e personelit janë vetëm disa nga gjërat që po ndodhin paralelisht me ndryshimet në pushtetin qendror.

Prizma.mk raporton se punonjësit e TV Nova dhe “Radio Slobodna Makedonija” ballafaqohen me një vonesë të pagave prej disa muajsh, ndërkohë që e përjavshmja “Republika” tashmë ka mbyllur aktivitetin. Nga ana tjetër, televizioni “Alfa” i cili pritet të jetë lojtari kryesor i VMRO-DPMNE-së në mesin e transmetuesve në nivel nacional është përforcuar me program dhe stafin e ri.

Nga portalet e internetit të afërta me VMRO-DPMNE, “Kurir” dhe “Netpress” vazhdojnë të operojnë me të njëjtin ritëm.

Ndërkohë, jemi dëshmitarë të krijimit të portaleve të reja siç janë “Newsroom” dhe “Post”, ku janë aktivizuar një pjesë e gazetarëve të cilët në të kaluarën kanë punuar në “Dnevnik”, “Utrinski Vesnik” dhe “Vest”.

Ueb-portali “Veçer” është i ndarë në dy pjesë

Nëse e hapni ueb-faqen e gazetës “Veçer”, do të vëreni se përveç se në këtë gazetë ka ndryshuar përmbajtja dhe qasja, gjithashtu ka ndryshuar edhe impresumi. Adresa elektronike është në Gmail, ndërsa personi i vetëm i regjistruar në impresum është Ivona Talevska. Asnjë redaktor, drejtor, gazetar, asnjë lektor, personel teknik ose marketing nuk janë listuar, siç është praktika e të gjitha medieve serioze.

Ka informacione se, pasi Talevska e lëshoi pozicionin e redaktores në gazetë në gusht të këtij viti, e mori me vete edhe ueb-faqen, logoja e së cilës është e mbrojtur dhe faqen në facebok-ut e cila numëron më shumë se 120 mijë fansa.

Kreu aktual i “Veçer”, dhëndri i Bojo Andreskit, Boban Bogdanovski Andrevski i cili është drejtor i gazetës, u detyrua që të hap një ueb-faqe të re: vecer.press, nën logon e vjetër të “Vesnik”. Faqja e Facebook-ut ka vetëm 19.000 fansa, krahasuar me 120.000 sa ka në faqen e Vecher.mk dhe në impressum janë të listuar të gjithë gazetarët, redaktorët dhe anëtarët e stafit teknik të gazetës.

Deri tani web portali “Veçer” është e ndarë në “Vecer.mk” dhe “Vecer.press”, me ndryshimin e vetëm që në ueb-portalin e Ivona Talevskës qëndron thënia e famshme “e mësojmë të parët”, ndërsa te portali i së përditshmes “Veçer” qëndron vetëm viti i publikimit të parë të gazetës (1963).

“Ka pasur disa situata të padëshirueshme për të cilat është ende të paqartë se si kanë mundur të ndodhin. Ne kemi mbrojtur logon që në fillim të vitit 2006, dhe e njëjta është bërë edhe në vitin 2014 nga Talevska. Njëra është e mbrojtur bashkë me slogan, ndërsa tjetri pa një slogan. Pra, domain-i është mare, ashtu siç është mare faqja në Facebook. Të shpresojmë se do të zgjidhet kjo situatë “, tha Boban Andreski, duke shtuar se në lidhje me rastin nuk do të inicohet çështje gjyqësore, edhe pse thotë se nuk e ka të qartë se si është e mundur që një logo të jetë e mbrojtur dy herë nga njerëz të ndryshëm.

“Republika” mbeti pa një revistë javore, ndërsa “Radio Slobodna Makedonija” pa paga, njoftohet për një të përditshme të re falas

Nëse një media zbehet ose redukton kuadrin, mediat e reja janë aty dhe portalet e reja tashmë janë hapur dhe janë të gatshme të kalojnë në vendin e saj.

Ka informata për hapjen e një të përditshmeje, në pronësi të investitorëve të huaj. Firma është themeluar në shtatorin e këtij viti, por nuk është ende e sigurte për atë se kur do të dalë në qarkullim numri i parë i saj. Sipas informacioneve, gazeta e re do të jetë falas, dhe disa faqe do të jenë në anglisht.

Deri tani, në tregun mediatik operojnë tre gazeta ditore: “Sloboden Peçat”, “Veçer” dhe “Nova Makedonija” dhe dy gazeta javore: “Focus” dhe “Kapital”.

Në gusht të këtij viti, javorja “Republika” u mbyll dhe stafi teknik mbeti pa punë. Të njëjtin fat e patën edhe shërbimi i marketingut i gazetës. Kjo revistë ishte e para dhe në opinion u bë e njohur si “Republika e Belize”, pas hulumtimit “Media pedia” e cila nxori në pah faktin se politika redaktuese e mediumit i cili është i afërt me VMRO-DPMNE-në, është e vendosur në “parajsën e taksave”, ku janë të fshehur pronarët e ligjshëm.

Vitin e kaluar, kompania “Iresine Limited” format nga “Belize”, doli nga pronësia e të përjavshmes “Republika”, ndërsa tani pronar i mediumit është drejtori i deritanishëm Done Donevski.

Vazhdon të jetë në qarkullim veb-portali “Republika”, i cili gjendet në të njëjtin adresë me “Radio Slobodna Makedonija”, menjëherë përballë Qeverisë. Kjo radio në publik është është bërë e njohur për emisionet e udhëhequra nga disa gazetarë të “Sitel”, pastaj profesoresha Tatjana Karakamisheva, Milenko Nedelkovski, Ivica Bocevski dhe shumë të tjerë.

Sipas informacioneve të BIRN-it, për shkak të vonesës në paga, prej të premtes radio punon vetëm me stafin teknik. Kjo mund të shihet edhe në faqen e internetit të radios, ku lajmet e fundit janë nga e premtja, dhe numri i telefonit i lënë në këtë faqe është çaktivizuar përkohësisht.

Pronari i “Radio Slobodna Makedonija” është kompania NVSP, gjegjësisht Vladislav Stajkoviq. Kompania NVSP shfaqet në bisedat e përgjuara, ku dëgjohet zëri t drejtorit të DBK-së, Sasho Mijalkov se si bie dakord për provizione milionëshe me Izraelitët për blerjen e pajisjeve për përgjim. Sipas audio-inçizimeve që u prezantuan nga LSDM-ja opozitare në atë kohë, një pjesë e parave duhej të vendoseshin në llogarinë e NVSP-së. Prokuroria Publike Speciale (PSP) nuk ka ngritur padi kundër Stajkoviqit. Përveç “Radio Slobodna Evropa”, NVSP është gjithashtu pronar i televizionit “K-tre” nga Kumanova.

Sipas BIRN-it, në një situatë të palakmueshme është edhe TV Nova, pronari i të cilës, Sead Koçan duhej të ulej sot në bankën e të akuzuarve për rastin “Trust“. Seanca u shtye sepse mbrojtja pretendoi se nuk kishte marrë listën e provave që duhej paraqitur sipas detyrës zyrtare para fillimit të seancës kryesore. Ndërkohë, punonjësit e televizionit po përballen me vonesa në paga prej 3 muajsh, dhe disa prej tyre tashmë po kërkojnë vende të reja pune.

Në treg vërehet një përforcim i televizionin Alfa, ndërkohë që televizioni “Sitel” dhe “Kanal 5″, edhe pse deri më tash ishin kundërshtarë të fortë të politikave të LSDM-së kohët e fundit në lajmet e tyre kanë reduktuar retorikën kritike dhe raportojë në mënyrë më të balancuar në raport me strukturat qeveritare./Portalb

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!