Në autostradën Shkup-Kumanovë është gjetur një njeri i vdekur, konfirmon MPB. Sipas dëshmitarëve, në vendin ku është gjetur kufoma nuk ka pasur shenja gjaku e as shenja të frenimit të veturave. Nga MPB thonë se për momentin po marrin masa për zbulimin e shkaqeve prej të cilave ka vdekur njeriu. Më shume detaje për incidentin, MPB do të jep gjatë ditës së nesërme.