Anthony Joshua është kampion i botës në peshat e rënda në IBF, WBA dhe IBO.
Britaniku së fundmi e ka mposhtur bokiserin nga Kameruani, Carlos Takam
Pasi e ka mposhtur Takamin shumë boksier të njohur kanë shprehur dëshirën për tu ballafaquar me britanikun Joshua.
Tayson Fury, Kubrat Pulev, Deontay Wilder janë tre kandidatët më të mundshëm të cilët kanë gjasa të takohen vitin e ardhshëm me 28 vjeçarin.
Nga boksierët shqiptar vetëm një është i cili është duke boksuar në peshat në të cilat lufton Joshua, është fjala për Arnold Gjergjaj, boksierin nga Gjakova i cili nga 31 lufta deri me tani 30 i ka të fituar, 20 nga to me nokaut dhe ka vetëm një humbje.
Humbje kjo nga David Haye në maj të 2016.
Kurrë nuk i dihet ndoshta edhe “Kobrës” shqiptare do t`i vije rasti të takohet me ring me Joshuan pas 1 apo dy viteve.