Saturday, November 23, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniJa sa shumë qytetar duan të largohen nga Maqedonia

Ja sa shumë qytetar duan të largohen nga Maqedonia

Sipas Gallup, 14 për qind e popullsisë globale në moshë madhore dëshiron të emigrojë. E përkthyer në vlerë, kjo do të thotë se aktualisht mbi 710 milionë persona në gjithë botën duan të largohen nga vendi i tyre. Përfundimet kanë dalë nga një sondazh global, më i madhi i realizuar ndonjëherë, përmes të cilit Gallup ka pyetur direkt mbi 586 mijë veta në 156 vende të ndryshme të botës. Sipas tij, shtetasit më dëshirën më të lartë për të emigruar nga vendi i tyre janë qytetarët e Sierra Leones, një vend i mbërthyer nga luftërat civile dhe konfliktet e armatosura. Sipas Gallup, 62 për qind e popullsisë së Sierra Leones do të donte të largohej nga vendi. E dyta renditet Shqipëria, me përqindje të barabartë me Haitin. Sipas Gallup, më shumë se gjysma e shqiptarëve, përkatësisht 56 për qind e popullsisë duan të largohen nga Shqipëria, 34 për qind nga Maqedonia, ndërsa sa i përket dëshirës për emigrim të kosovarëve, ata gjenden në vendin e 24-të, me 34 për qind. Maqedonia është më keq se Kosova për një vend, kurse vendi tjetër ballkanik, Bosnja dhe Hercegovina – gjenden në pozitën e 18-të, duke qenë shteti i dytë në Ballkan, pas Shqipërisë, që shënon një shifër të tillë të lartë (36 për qind). Pas Shqipërisë, vijnë dy vende të tjera afrikane, Liberia me Kongon, ndërsa Siria rezulton në vendin e nëntë. Në këtë listë është edhe Italia, dy vende më poshtë se Kosova, me 32 për qind.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!