Ish diplomati dhe opinionisti Arsim Zekolli në emisionin “Studio e hapur”, ka thënë se bashkësia ndërkombëtare mundohet që në Maqedoni të mos lejohet përfaqësimi autentik, por ai të jetë i limituar dhe i kontrolluar.
E kjo bëhet nëpërmjet etiketimit, motivi nuk është për ta sulmuar në krah sa për ta legjitimmuar një krah tjetër, të cilit i ka skaduar afati. Sipas Zekollit, kjo krijon lëvizje të imitimeve demokratike, siç kishte edhe në kohën e Gruevskit e siç e ka tash edhe të Zaevit, dhe të BDI-së si në konstantë.
“Kthehemi sërish te demokracia e limituar dhe e kontrolluar. Kjo aludon edhe në paraqitjen e trazirave në skenën politike shqiptare. Nëse e shihni te VMRO-ja ka një qasje të nacinalizmit maçist, agresiv i cili është transparent. Ndërsa, LSDM-ja manipulon me sentimentet më fisnike, më progresive të shoqërisë, sidomos te shqiptarët, në favor të socialdemokracisë, që i bie në favor të LSDM-së, por jo të demokracisë. Së këndejmi, në zgjedhje nuk kishin fitore të demokracisë, por të LSDM-së. Jo, nuk është”, ka deklaruar Zekolli.