Gjatë ditës së djeshme në afësi të vendit të quajtur Gjavato në rrugën magjistrale Resen- Manastir është plagosur me armë zjarri M.S. (36) vëllai i kryetarës së komunës Manasit, Natasha Petrovska, transmeton Zhurnal.
Sipas policisë mbrëmë në ora 22:30 M.S. dhe S.F. duke u kthyer nga gjuetia, janë parkuar në rrugën Manastir Resen. Për një moment kanë qëndruar jashtë veturave ku janë dëgjuar të shtëna. Si pasojë M.S. ka marrë lëndime dhe ka rënë mbi veturë.
I lënduari është dërguar në Klinikat e Manastirit. Policia po kryen ispektimin për të zbardhur rastin në tërësi, transmeton Zhurnal.