Saturday, November 23, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniPritet të takohen Ziadin Sela dhe Zoran Zaev

Pritet të takohen Ziadin Sela dhe Zoran Zaev

Aleanca për Shqiptarët do vazhdojë të jetë pjesë e qeverisë reformuese, thonë nga LSDM-ja, pavarësisht ashpërsimit të toneve mes këtyre dy partive pas zgjedhjeve lokale. Sipas udhëheqësve të koalicionit, nuk pritet të ketë ndryshime të mëdha në formacionin qeverisës, megjithatë e diskutueshme mbetet Ministria e Shëndetësisë pas tërheqjes së Arben Taravarit.


“Ziadin Sela do vazhdojë të jetë pjesë e koalicionit tonë dhe koalicioni i udhëhequr nga LSDM-ja vazhdon të jetë stabil dhe i qëndrueshëm. Bisedimet mes kryetarëve të subjekteve politike janë shtyrë për shkak të udhëtimit të kryeministrit Zoran Zaev. Megjithatë nuk pritet të ketë ndryshime të mëdha në formacionin qeverisës. Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë me Ministrinë e Shëndetësisë por edhe këtë së shpejti do ta kuptojmë”, thanë nga LSDM.

Edhe nga Aleanca për Shqiptarët nuk janë të vendosur në lidhje me atë se çfarë do të ndodhë me fatin e Ministrisë së Shëndetësisë, por theksojnë se nuk e lëshojnë ekzekutivin deri në përmbushjen e premtimeve që u dhanë para qytetarëve. Por siç mësohet nga burime jo zyrtare, më i favorizuari për këtë post është shefi i shtabit zgjedhor i ASH-së, Elmi Aziri. 

Ndërkohë nga LSDM thonë se gjatë javës, sapo kryeministri të kthehet nga udhëtimi zyrtarë në Vjenë, do të zhvillohen takime në nivel liderësh, të cilat do të përcaktojnë nëse shumicës parlamentare prej 62 deputetësh, do i shtohen edhe dy deputetët e Partisë Demokratike Shqiptare. Kryeministri Zaev javën e kaluar tha se takimet do të zhvillohen në frymë të zgjerimit të shumicës parlamentare, me të gjithë subjektet dhe deputet e pavarur që janë të gatshëm të jenë pjesë e shumicës dhe e ndryshimeve të mëdha. Nga PDSH-ja vazhdojnë të bëjnë kalkulime larg opinionit, duke mos dhënë asnjë detaj për mundësinë e të bërit pjesë e ekzekutivit. Sipas informatave jozyrtare, PDSH-së në ekzekutiv mund t’i besohet Ministria e Drejtësisë ndërkohë që ka zëra se kjo parti kërkon edhe Ministrinë e Ekonomisë dhe në krye të saj të jetë Bardhyl Dauti.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!