Pas ”bombes” nr 6 reagon Bedri Ajdari, familjar i të dënuarve në rastin “Monstra” u ka dërguar një “selam” të ashpër montuesve të këtij rasti. Ai ka komentuar informacionin e publikuara, lidhur me deklaratën e liderit të LSDM-së Zoran Zaev, i cili tha se “bombat” përmbajnë informacione edhe për procesin policoro-gjyqësor “Monstra”, si dhe për vrasjen e Harun Aliut.
“Nuk do ketë vend në botë ku do të fshehen nga populli shqiptar, sepse edhe nga shqiptarët në Kazakistan kemi pasur përkrahje”, ka komentuar duke u shprehur figurativisht Ajdari për gazetën Lajm.
Në rastin “Monstra” janë dënuar me burg të përjetshëm gjashtë shqiptarë. Alil Demiri, vëllezërit Afrim dhe Agim Ismailoviç, Fejzi Aziri, Haki Haziri dhe Sami Luta. Dy nga të dënuarit Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviç janë në burg në Prishtinë, për armëmbajtje pa leje dhe procedura për ekstradimin e tyre është në vijim e sipër. Monstra dhe vrasja e Harun Aliut konsiderohen si dy rastet më të egra antishqiptare të koalicionit ekstremist maqedonas, VMRO-BDI.