Saturday, November 23, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniFormohet Komision Parlamentar për rastin “Lagja e Trimave”, BDI-BESA-LSDM dhe ASH “pro”...

Formohet Komision Parlamentar për rastin “Lagja e Trimave”, BDI-BESA-LSDM dhe ASH “pro” kërkesës

Ali Ahmeti do ta ketë përkrahjen e partnerëve të koalicionit, Zoran Zaev dhe Zijadin Sela, që në Kuvend të formohet Komision Anketues për rastin “Lagja e Trimave”, konfirmuan për “Post.mk” burime nga LSDM-ja dhe Aleanca për shqiptarët.
Komisioni në fjalë, mund të marrë përkrahje edhe nga BESA opozitare, por siç thonë nga kjo parti, këtë do ta bëjnë edhe për ta zbuluar rolin e Ali Ahmetit në rastin “Lagja e Trimave”.

Nga partitë e Nikolla Gruevskit nuk morëm asnjë qëndrim lidhur me iniciativën – rasti “Lagja e Trimave” të zbardhet përmes një Komisioni Anketues Parlamentar.

“Post.mk” tanimë ka bërë të ditur se deputetët e BDI-së do ndërmarrin një iniciativë që të formohet një Komision Anketues për këtë rast, kurse këtë informacion e ka konfirmuar edhe lideri i integruesve të Ali Ahmetit.

Ndryshe, Ahmeti lidhur me këtë temë mësohet se ka biseduar edhe me shefin e zyrës së NATO-s në Maqedoni, Gorazd Bartol.

“Kreu i BDI-së duke e komentuar vendimit të Gjykatës së shkallës së parë për rastin e Kumanovës, e theksoi nevojën urgjente për zbatimin e një hetimi ndërkombëtar mbi këtë rast, për shkëmbimin e informatave të rëndësishme me Kosovë dhe Shqipëri dhe për krijimin e Komisionit Anketues në Kuvend, ngjashëm siç ka qenë me rastin “Sopot”, dhe e gjithë kjo me një qëllim – zbardhja e plotë të rastit, duke i përfshirë edhe motivet dhe organizatorët, pa lënë asnjë paqartësi”, kumtuan nga BDI-ja.

Nga partia e Ahmetit, thonë se ka dy opsione që “Lagja e Trimave” të hyjë në procedurë parlamentare.

“Ose përmes mbështetjes së 20 nënshkrimeve të deputetëve për formimin e Komisionit Anketues ose që të formohet një grup pune brenga Komisionit Anketues aktual për të drejtat e njeriut, siç ndodhi me rastin “Sopot”, thonë nga BDI-ja.

Ata shtojnë se së shpejti këtë iniciativën do ta dorëzojnë në Kuvend.

Nga ana tjetër, nga Parlamenti i Maqedonisë, thonë se do ta shqyrtojnë këtë nismë, menjëherë pasi të marrin një kërkesë të tillë. Për formimin e Komisionit Anketues merr vendim Kuvendi me vendim për të cilin do të duhet të votojnë së paku 41 deputetë.

Tanimë BDI-ja e ka mbështetjen e LSDM-së për formimin e Komisionit për rastin “Lagja e Trimave”.

“Ne do të përkrahim gjithçka që është në drejtim të sqarimit efektiv dhe të shpejtë të rastit “Lagja e Trimave”, thanë për Post.mk nga LSDM-ja.

Nga Aleanca për shqiptarët thonë se do të japim përkrahje për çdo iniciativë që e ka për qëllim zbardhjen e plotë të rastit “Lagja e Trimave”, kurse nga BESA presin që së pari ta shohin propozimin e BDI-së.

“Do të donim që Komisioni Anketues ta hetojë edhe rolin e zotit Ahmeti dhe ekipit të tij në atë ngjarje, tha zëdhënësi i BESA-së, Faton Fazliu.

Sipas informatave të “Post.mk”, iniciativa që Kuvendi ta zbardhë “Lagjen e Trimave”, vjen sepse në këtë fazë në të cilën është lënda, ku është marrë edhe vendim i shkallës së parë, është e pamundur që të përfshihen ekspertë ndërkombëtarë për ta zbatuar një hetim të ri.

Gjatë historisë së Kuvendit, janë formuar Komisione Anketuese për më shumë raste edhe atë: për rastin “Vreshtat e Rashtakut”, “Sopot”, për rrahjen në Kuvend mes deputetëve të BDI-së dhe ata të PDSH-së në vitin 2007, pastaj për aferën e përgjimeve të cilën Zaevi e publikoi në vitin 2015, për ngjarjet e 24 dhjetorit.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!