Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeBotaJa çfarë fshehin masonët

Ja çfarë fshehin masonët

Kemi dëgjuar shpesh të flitet për Masonët, por deri më sot shumë pak ose aspak dimë rreth tyre. Çfarë janë Masonët, nga kanë ardhur ata? Këto janë pyetje që ende mbeten misteri më i madh i njerëzimit.
Kush e përbën këtë Shoqatë misterioze, të quajtur: edhe Rrymë e Lëvizje, edhe Organizatë, edhe Rend e Urdhër, Institucion, edhe Shoqëri edhe Vëllazëri, Klub etj. por gjithnjë i-e fshehtë?

Anri Tur, Mjeshtër i Madh i Lozhës së Madhe Franceze, në hyrje të librit të përmendur, shkruan: Në të vërtetë njerëzit që nga moti kanë shprehur interesimin për këtë institucion të quajtur “i fshehtë” por edhe “mistik”, dhe, edhe sot pyesin: Ç’është masoneria? Pse masoneria? Cila është natyra e saj? Cili është qëllimi ? Cilat janë planet e masonerisë”.

Pra, pse masonët? Pse njerëzit bëhen masonë? Pse ajo fshehtësi? Çfarë duan ata? Cilat janë qëllimet e tyre? Vërtet duan ta sundojnë botën apo kjo është vetëm një shpifje”?!

A janë të gjithë masonët të rrezikshëm? A është e vërtetë se ata organizuan të gjitha luftërat, të gjitha revolucionet, me karakter botëror por edhe lokal? A është e vërtetë se asnjë kryetar shtetesh, as kryeministër nuk mund të zgjidhet pa “izën” – pëlqimin e tyre?!

Këto janë pyetje që shtrohen më së shumti për masonët dhe veprimtarinë e tyre, që gjithnjë quhet ekzotike, e fshehtë e mistike por edhe shumë e rrezikshme.

Përgjigjet janë të ndryshme, dhe shumë kundërthënëse, varësisht nga ata që merren me këtë çështje.

Është vështirë të jepet një përgjigje e saktë, kur për këtë Lëvizje, ka mendime tejet të skajshme e kontradiktore. Ka mendime se përgjigjja e saktë nuk mund të jepet fare. Disa studiues mendojnë se përgjigjen e saktë këtë mund ta japë vetëm ndonjë mason apo iluminat!.

Natyrisht, ATA që i takojnë kësaj organizate, si dhe miqtë e simpatizuesit e tyre, flasin dhe shkruajnë vetëm për anët pozitive, ndërsa kundërshtarët e tyre vetëm për anët negative, deri në skajshmëri të thellë, duke fajësuar për të gjitha të këqijat që i kanë ndodhur, madje edhe që janë duke i ndodhur njerëzimit, madje, madje edhe për sëmundjet epidemike, si për sidën, katastrofat, tërmetet, etj.

Për disa, përgjigjja është farë e thjeshtë: Masoni (muratori i lirë) është pjesëtar i vëllazërisë më të vjetër, që quhet edhe Masoneri, dhe se “Gjithçka ka filluar me formimin e shoqatave të muratorëve të lirë”.

Masoneria është një vëllazëri që paraqet një grup meshkujsh (mu ashtu siç paraqesin motrat një grup femrash) që bashkohen meqë: Ekziston diçka që ata duan të bëjën në këtë botë, në rend të parë për vetveten, por edhe për të tjerët . ATA ,janë për progresin, dhe që duan ta ndryshojnë botën, natyrisht për të mirë, siç theksojnë vetë por edhe miqtë e tyre, që nuk janë të pakët.

“Ishin ata njerëz që besonin në lirinë, dhe të drejtat njerëzore, Ishin ata që besonin në arsimin, përparimin…Qëllimi më i lartë i tyre ishte dhe është t’i shërbejnë jo vetëm kombit që i takojnë por edhe mbarë njerëzimit…” Për të tjerët ata janë një shkollë e çoroditur filozofike me karakter materialist e për disa vetëm një Mafie ndërkombëtare, një Grup njerëzish i organizuar në mënyrë të fshehtë, për të nxjerrë fitime me mjete dhune dhe të jashtëligjshme…

Njëri ndër hulumtuesit më serioz, në këtë lëmi, turku, me pseudonimin Harun Jahja thotë: “Frankmasoneria është temë që ka ngjallur diskutime të shumta gjatë shekujve. Disa kanë akuzuar Masonerinë për krime dhe keqbërje përrallore.

Në vend që të përpiqen që t’a kuptojnë “vëllazërinë” dhe t’a kritikojnë në mënyrë objektive, kritikën ndaj organizatës e kanë ashpërsuar deri në armiqësi. Nga ana e tyre, masonët kanë thelluar edhe më shumë heshtjen e tyre tradicionale ndaj këtyre akuzave, duke preferuar që të prezantojnë veten e tyre si një klub i zakonshëm shoqëror- çfarë në të vërtet ata nuk janë”. Heshtjen masone e theksojnë shumë autorë.

Masoneria, vazhdon Harun, ka qenë njëri ndër fenomenet më interesante në dy shekujt e kaluar. Natyrisht, ajo ka tërhequr vëmendjen pasi ka karakter të mbyllur, të rezervozuar dhe mistik. Në të njëjtën kohë, një antipati ndaj Masonerisë u lind; ajo tenton që t’a prezantojë veten si një “institucion i parrezikshëm i mirëbërjes”, derisa kundërshtimet e caktuara ndaj Masonerisë janë rritur si rezultat i pohimeve kontradiktore të organizatë.

Anri Tur, ndër të tjera shkruan: “Masoneria është një pjesë e historisë njerëzore. Ajo mund të kuptohet vetëm nëse e vëmë në kontekstin historik, shoqëror dhe kulturor… Duke iu falënderuar masonerisë, vazhdon Tur, kam njohur njerëz nga të gjitha nacionalitete, nga të gjitha racat, të të gjitha religjioneve, të gjitha filozofive, senzibilitetet dhe idetë e të cilëve kanë qenë dukshëm të ndryshme madje shumë herë edhe të kundërta. Njëkohësisht kjo njohje më ka sjellë miqësi të forta e të ngushta të cilat më janë të pazëvendësueshme…”.

Shpirti çifut i masonerisë

Shumë kritikë e sidomos ushtaraku i njohur gjerman Erich von Ludendorff, pohojnë se Masoneria është një institucion çifut. Historia shkallët-gradat zyrtare, parullat dhe deklaratat, në tërësi janë çifute. Masoneria e fshehtë, vazhdojnë ata, është çifute.

Masoni, nëse nuk është çifut, ai në lozhë shndërrohet në një “Çifut artist”, respektivisht ai përvetëson mentalitetin dhe cilësitë çifutet. Masoneria u shërben interesave çifute, ngritjes dhe sundimit të tyre me tërë botën, përfundon Ludendorffi, ashtu si dhe shumë bashkëmendimtarë të tij.

“Edhe pse pohimet e Ludendorff-it deri diku mund t’i konsiderojmë të tepruara, megjithatë, në tezën themlore të Ludenrorff-t, ka të vërteta, se masoneria është një refleks dhe vepër e shpirtit çifut. Nëse hollësisht i shikojmë ideologjitë masone, simbolet dhe ritulate e tyre drejtpërdrejt shihen ndikimet dhe influenca e tyre.

Andaj është i pamohueshëm fakti se masoneria në të kaluarën më së shumti u ka shërbyer interesave të popullit çifut, i ka ndihmuar të lirohet nga getoja (Ghetta), ndarja nga bota tjetër, dhe u ka shërbyer të jenë në të gjitha rrethet diplomatike…

Shpirti çifut ka depërtuar thellë dhe është feymëzim i masonerisë, andaj sot janë dy nocione të pandashme. Janë dy binjakë që me vështirësi mund të dallohen. Janë mu si zoti i lashtë – Janusi (Janoshi) me dy fytyra” thuhet në një fletushkë kroate të viteve të 30-ta… (Kromika sociale moderne).

Iva Zhic, kroat, në librin Sociologjia (për vitin II), lidhur me Historinë dhe zhvillimin e masonerisë, shkruan se masonët, që nga shoqatat e para të muratorëve, themelimit të Lozhës së Madhe, përhapjes së tyre në shumë vende dhe përzierjes në disa revolucione, kanë qenë një shoqatë mistike…

Për ta kuptuar masonerinë, në radhë të parë duhet ta njohim historinë e saj, që zë fill nga Mesjeta. Zanafilla e saj është mjaft specifike, me çka edhe dallon nga grupet tjera mistike. Qëllimet e masonëve kurrë nuk janë zbuluar. Fshehtësia e ruajtur me një fanatizëm shpesh ka qenë një nxitje për të hyrë në këtë vëllazëri të fshehtë…

Masonët janë një shoqatë në përgjithësi filantropike, dhe se njëri nga qëllimet e tyre është “shqyrtimi i të gjitha çështjeve shoqërore e ekonomike” që kanë të bëjnë me fatin e njeriut“, përfundon Zhic.

Por, sipas promasonëve qëllimi i bashkimit në Masoneri është “Dëshira për ta ndryshuar, jo vetëm vetveten por edhe mbarë njerëzimin e me këtë edhe vetë botën.

Në Librin e Simon Cox: Sekretet e engjëj & djaj”, thuhet: Kjo shoqëri e ashtuquajtur e “fshehtë”, që numëron rreth katër milionë anëtarë dhe që ka qenë objekt i më shumë se gjashtëdhjetë mijë (60.000) librave, është njëra prej organizatave më të njohura të botës.

Në tre shekujt e fundit, kjo vëllazëri në gjirin e saj ka përfshirë presidentë, senatorë e gjykatës të Shteteve të Bashkuara, anëtarë të familjes mbretërore britanike, përveç kryeministra, gjeneralë të ushtrisë dhe shefa të policisë së Mbretërisë së Bashkuar. Por, edhe në vende të tjera, ka prej kohësh një peshë të madhe…

Viteve të fundit janë publikura, sidomos në internet, shumë vepra e dokumnte të ndryshme për masonerinë, veprimtarinë e saj dhe veçmas rolin në zhvillimin e ngjarjeve më të mëdha botërore, duke filluar nga revolucioni Anglez, Revolucioni Francec e revolucionet tjera ku shihet roli i madhe i kësaj lëvizjeje.

Por, mjerisht në gjuhën shqipe, përveç disa shkrimeve, më shumë pseudonime, në internet, sa dimë ne, kemi fare pak ose aspak botime të kësaj natyre.

Fatos Aliu ka përkthyer dhe botuar Procesverbalet e pleqësisë sioniste, me titull: Sekreti i sundimit të botës, Tiranë, 2002, për të cilat është shkruar e përfolur shumë se prodhim i kujt janë: Të masonëve-çifutëve apo të kundërshtarëve të tyre. Edhe libri i përkthyer i Nikola Nikolov, Komploti botëror, Tetovë, 2003, trajton po këtë temë… (Derguar ne Int. Albanian evoluon, Takime ne Forum

Emri

Fjala mason përdorët shumë shpesh dhe me shumë kuptime e intepretime, madje edhe me njëfarë droje!

Sipas Klaiqit masoni, (francmaçon, murator i lirë), është anëtar i një shoqate të fshehtë religjioze-filozofike… Në Fjalorin e gjuhës shqipe (Tiranë, 2002) për masonët thuhet: mason do të thotë ithtar i masonerisë, anëtar i organizatës së masonerisë.

Ndërsa për Masonerinë, thuhet se ajo “është Rrymë e lëvizje e fshehtë, me rite mistike, që lindi në Evropë në sh. XVIII, për ndihmë e solidaritet dhe që u shndërrua në një organizatë ndërkombëtar; shoqatë e fshehtë”. Në SVEZNADAR, (Enciklopedia) Zagreb, 1953, për Muratorët e lirë (fr. Francmaconnerie, engl. Free-masonry, gjerm.

Freimaurerei, (shqip Masoneria) thuhet që është një SHOQATË E FSHEHTË. Duke u mbështetur në format simbolike, figurat dhe shëmbëlltyrat, në shumicë, të muratorëve ,(masonëve) përmes moralit dhe fisnikërimit shpirtëror, kjo shoqatë përpiqet të krijojë një fat sa më të mirë për njerëzimin. Masonët janë të tubuar në organizata të veçanta, lozha.

Ndahen në tri kategori: në shegertë, kallfë-ndihmës dhe mjeshtër; kryetar i lozhës është Mjshtri i Madh. Lozha e Madhe është Organi më i lartë. Masoneria zanafillën e vetë e gjen te ndërtimtarët mesjetarë, te shoqatat zejtare me të drejta dhe status të vetin të veçantë.

Masoneria e re është krijuar më 1717, kur në Londër u bashkuan katër (4) punëtori (lozha an) ndërtimtare, u tërhoqën nga muratoria dhe qëllimi i tyre themelor mbeti ndërtimi shpirtëror, ngritja morale dhe bashkimi i gjithë njerëzimit. Në vitin 1721 Andersoni përpiloi Konstitucionet (Kushtetutën – Statutin) të cilat edhe sot janë bazë për veprimtarinë e lozhave.

Në shekullin XVIII lozhat u zgjëruan me të madhe, ndërsa në periudhën e kapitalizmit dhe ngritjes së klasave qytetare shumica u bënë instrument i politikës borgjeze.

Në Enciklopedinë e përgjithshme të Entit Leksikografik,1964, thuhet: Masoneria e përhapur në shumë vende, në mënyrë mistike, është një lëvizje e organizuar sipas një hierarkieje të ashpër e cila lindi nën kushtet e një qytetërimi liberal. Në fillim ishte e lidhur me traditat e shoqatave të muratorëve (maçon=murator) nga morën edhe emrin dhe simbolet e tyre (kompasin dhe këndëmatës).

Aktet rituale i morën nga religjionet dhe kultet e ndryshme orientale, nga legjendat dhe mitet e tyre.

Ndonëse detyrat programore dhe qëllim i tyre themelor ishte „fisnikërimi i moralit“, edhe pse në fillim përfaqësonte ide progresive, të një qytetërimi liberal dhe antiklerikal, kjo lëvizje reformatore u bë gjithnjë e më shumë një bashkësi ekskluzive për të ndihmuar reciprokisht pjestarët e shoqërisë së të pasurëve dhe të atyre me „prestigj“ nga mesi i aristokracisë dhe borgjezisë së lartë“

Nga Enciklopedia mbi të gjitha religjionet, është nxjerrë ky definicion: Masoneria është një emërtimi i përbashkët për vallazëritë sekrete dhe bashkësitë e ngjashme të dala nga shoqëritë e muratorëve të Mesjetës” (Andaj ata janë muratorët…” Darius, (anonim nga Int.), ndër të tjera shkruan: “ Frankmasoneria është në fakt një organizatë vetëm për të iniciuarit (shuguruarit a.n.) dhe ka një karakter filozofik, vëllazëror, filantropik dhe progresist. Frankmasoneria nuk është pjesë e asnjë sekti, feje, partie politike sepse ajo nuk është doktrinare, nuk imponon asnjë dogmë dhe nuk perpiqet të fitojë pushtet”, madje parimi i saj thmeleor është: “NJIH VETVETEN, DUAJE TE AFERMIN, NDIHMO DUKE I RESPEKTUAR DINJITETIN E TJETRIT…

Disa nga shoqatat sekrete

Nga e gjithë ajo që u tha gjer më tash, sipas shumicës së studiuesve, del se Masoneria, pamëdyshje, është njëra nga organizatat më të çuditshme dhe gjithësesi më mistere në botë…, brenda sëcilës veprojnë edhe shumë shoqata të tjera sekrete, siç janë: Kabalizmi, Tempullarët, Parësia ose Vëllazëria e Sionit, Satanizmi, Sabateizmi, Iluministët, Karbonarët, Kafka & Kocka, Lozha e Madhe e Orientit, Lozha e Madhe Alpine, Urdhri (Riti) i Rrethit Mbretëror, Rozenkrojcët, Klubi i Romës, Klubi i Parisit, Kalorësit e Maltës, Komiteti 300, Opus Dei, Këshilli për Lidhje me Botën e Jashtme apo CFR, Komisioni Trilateral, Bilderbergët,… etj..

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!