Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeOpinionZiadin Sela me mesazh për mërgimtarët strugan, ja çfarë shkruan

Ziadin Sela me mesazh për mërgimtarët strugan, ja çfarë shkruan

E dashur mërgatë,
Të vështirë e kam të përmend vendet nga erdhët sepse janë shumë dhe jo vetëm që janë shumë, por nuk dua t’ia rikujtoj vetes, për nuk e di të satën herë me radhë, se sa të shpërndarë dhe të ndarë jemi. Nuk po ju ndaj as nga qyteti i origjinës nga shkuat andej dhe në asnjë moment, tani me rastin e zgjedhjeve lokale, se për kë erdhët këndej!
Të gjithë ne duam të bëhemi pjesë e madhështisë së tjetrit, prandaj më lejoni edhe mua, sado pak të bëhem pjesë e madhështisë suaj, duke ju falënderur që vazhdoni të jeni pjesë e pandashme e jona. Faleminderit që edhe nje herë i dhatë kuptim Kërçovës. Faleminderit që i dolet zot Strugës, pa çka se e gjetët veten në pusi bashkë me mua, nga po të njëjtët aktorë që dikur dhe sot ju syrgjynosën ju dhe baballarët tuaj, atje tej, përtej detrash dhe oqeanesh. Unë ju kërkoj ndjesë në emër të kundërshtarëve te mi politik që me logjikën sipas vendit dhe kuvendin, ju falënderuan në Kërçovë dhe ju mallkuan në Strugë. Me flamur kombëtar andej, ndërsa me flamur shtetëror këndej. Para ca viteve, gjithmonë sipas logjikës së tyre, ishit shpëtimtarë të Strugës shqiptare e tash plangprishësit dhe të anatemuarit e Strugës së vëllazërim bashkimit. E aspak mos u habisni kur pas ca muajsh do t’ju kërkojnë përkrahje për deputetin e diasporës, gjithmonë në emër të “shqiptarisë”. Edhe kameleonët do t’ua kishin zili aftësitë transformuese të tyre.
Edhe një herë ju faleminderit, të dashur vëllezër dhe motra, qofshi të bekuar!
Ziadin Sela-Kryetari i Aleanca për Shqiptarët

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!