Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniBlertës tre vjeçare i nevojitet ndihmë për të siguruar ilaçet (VIDEO)

Blertës tre vjeçare i nevojitet ndihmë për të siguruar ilaçet (VIDEO)

Shpresat për shërimin e Blertës së vogël po rikthehen. Asaj i është siguruar trajtim mjekësor nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë…

Nëna e Blertës është optimiste për fatin e vajzës, por tani brenga e saj është se si do të arrijë të paguaj medikamentet e rekomanduara nga mjeku.

“Na thirri Ministria e Shëndetësisë për kontroll të vajzës dhe na tha të vijmë në spital, por tash për barna po na duhen pare, kushtet nuk i kemi, nuk kam idenë si t’i marr ato barna. Por një grua nga Ohri, e solli një ilaç popullor dhe tani kanë filluar plagët të përthahen”, tha Mevlude Asani, nëna e Blertës.

Ministria e Shëndetësisë, me të parë lajmin në Tv 21, menjëherë i doli në ndihmë vajzës tre vjeçare, ku kontrolli do të bëhet pa të holla dhe do t’i mundësohet shërimi në klinikën e fëmijëve.

“Kontrolli i parë është bërë menjëherë pas incidentit të parë në shtëpinë e tyre. Tani është bërë izolimi i plagëve. Sot u bë edhe një kontroll, ku plagët kanë filluar të shërohen dhe ditën e enjte, sërish do të ketë një kontroll. Mendoj se Blerta është në duar të sigurta, mjekët kujdesen për atë edhe presim shërim të shpejtë”, u shpreh Kosta Petrov, nga Ministria e Shëndetësisë.

Ky ishte kontrolli i parë i Blertës në spitalin shtetëror. Familja Asani, akoma apelon për ndihmë pasi që ato nuk kanë nevojë vetëm për trajtim mjekësor falas, por edhe për sigurimin e ilaçeve të rekomanduar nga mjekët. Përndryshe, të shtunën në emisionin “Edhe unë jam këtu” të TV21 u transmetua storja e Blertës së vogël e cila para një jave morri plagë të rënda nga djegia me ujë të nxehtë.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!