Një e re e sapomartuar në Pakistan është arrestuar nën dyshimet se ka vrarë bashkëshortin e saj dhe së paku 12 të afërmit e tij me qumësht të helmuar.
Policia thotë se Asija Bibi kishte hedhur substancën vdekjeprurëse në qumësht, për burrin e saj, javën e kaluar, por ai nuk e piu.
Më pas ajo e kishte zënë kos, dhe ia kishte dhënë për të ngrënë të gjithë familjarëve të tij.
Policia tha se e reja ishte detyruar të martohej me të, për shkak të familjes.
Dasma të tilla nuk janë të rralla në zonat më të varfra dhe më rurale të Pakistanit, dhe shpesh janë të shtyrë nga vëllezërit e mëdhenj dhe prindërit.
Mediat lokale thanë se nusja ishte përpjekur të ikte nga shtëpia e burrit dhe për t’u kthyer te prindërit e saj, po ata nuk e kishin lejuar.