Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeRajoni"Ajo është drita e syve të mi, ma shpëtoni!", thirrja e dëshpëruar...

“Ajo është drita e syve të mi, ma shpëtoni!”, thirrja e dëshpëruar e Taulantit për nënën e dy fëmijëve

Përveç fatkeqësisë që vuan vetë Taulanti, një i ri nga fshati i Kaninës, i cili jeton mes errësirës së verbërisë, tashmë një tjetër fatkeqësi ka mbërthyer familjen e tij,
Taulanti, i cili pak ditë më parë është baba për herë të dytë, ka pësuar tronditje të rëndë pasi pas lindjes bashkëshortja e tij ka kaluar në paralizë, për të cilën duhet të kurohet. Gjendja e vështirë ekonomike ka bërë që Taulant Sadiraj të mos i përballojë dot shpenzimet e mëdha që duhen për të kuruar bashkëshorten ndaj edhe i është drejtuar mediave për të kërkuar ndihmë.

Nëse dikush ka mundësi që ta ndihmojë Taulantin mund ta kontaktojë personalisht në numrin që ai ka bënë në dispozicion ndersa gazetari Enrik Mehmeti është ai qe ka postuar edhe thirrjen ne profilin e tij së bashku me një foto të Taulantin me fëmijën e dytë që ka ardhur në jetë pak ditë më parë.

Thirrja

TAULANTI KA NEVOJE PER NE!

Taulant Sadiraj nga fshati Kanine eshte nje i ri i verber i cili edhe pse me kete problem qe e privon nga shikimi mundohet ta jetoj jeten si te gjithe ne duke e pershtatur boten ne menyren e tij. Ai ka ndertuar nje familje dhe ka dy femije por pak dite me pare me ardhjen ne jete te femijes se dyte, bashkeshortja pesoi nje paralize. Aktualisht eshte e detyruar ti nenshtrohet nje mjekimi intensiv dhe te kushtueshem duke mos arritur dot ta përballojë per shkak te gjendjes se tij ekonomike. Ai apelon per kedo qe ka nje mundesi sado te vogel ,ta ndihmoj per sherimin e bashkeshortes.”Ajo eshte drita e syve te mij dhe femijeve te mij,ju lutem me ndihmoni” eshte apeli i Taulantit i cili perveç problemit qe ka me shikimin ,ne gjendjen e verberise totale duhet te kujdeset per femijet dhe bashkeshorten 29 vjeçare te paralizuar.Nese dikush ka mundesi te ndihmoj Taulantin ,te kontaktoje ne numrin e tij +355693772837

/Gazeta Express/

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!