Friday, November 22, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniJa sa vëzhgues do ti monitorojnë zgjedhjet në Maqedoni

Ja sa vëzhgues do ti monitorojnë zgjedhjet në Maqedoni

Për raundin e dytë të Zgjedhjeve lokale në Maqedoni që do të mbahen nesër, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka akredituar 5.101 vëzhgues vendorë dhe 473 të huaj, si dhe 20 gazetarë të huaj.

KSHZ për raundin e dytë të zgjedhjeve ka akredituar numër shtesë të vëzhguesve dhe gazetarëve.

Nga vëzhguesit vendor numër më të madh të vëzhguesve ka MOST- 2.917, pastaj Shoqata e Qytetarëve ZHA, “Sinergia” – Shtip 1.829, Civil – Qendra për Liri 207, Instituti për Strategji Ekonomike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare Ohër-Shkup 125. Qendra për Mirëkuptim dhe Bashkëpunim Institucional Shkup – CRIS Shkup 17 dhe Qendra e Maqedonisë për Kulturë dhe Zhvillim gjashtë vëzhgues.

Nga vendet e jashtme, numër më të madh vëzhgues ka Misioni i OSBE/ODIHR 289, pastaj Ambasada e SHBA-së në Maqedoni 35, Delegacioni i BE-së 23, Qendra Studimore Ndërkombëtare për Zgjedhje 18.

Vëzhgues kanë akredituar edhe Zyra e NATO-s në Shkup dhe ambasadat e Shqipërisë, Rusisë, Austrisë, Francës, Britanisë së Madhe, Suedisë, Hungarisë, Holandës, Italisë, Sllovakisë në Maqedoni. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve i Malit të Zi, komisionet qendrore zgjedhore të Kosovës dhe Bullgarisë dhe Fondacioni Ndërkombëtar për sisteme zgjedhore (IFES) – Zyra në Republikën e Maqedonisë.

Në KSHZ janë akredituar edhe 315 përkthyes.

Për raundin e dytë zgjedhor janë akredituar edhe njëzet gazetarë dhe atë nga Al Xhezira Ballkan, Zëri i Amerikës, Agjencia për lajme KosovaPress, Agjencia informative ruse TASS, televizioni shtetëror hungarez, Zëri i Amerikës, Asoshieted Pres dhe Tv Kohavizion – Prishtinë.

Në raundin e parë të zgjedhjeve lokale që u mbajtën më 15 tetor ishin akredituar 5.011 vendor dhe 373 vëzhgues të huaj si dhe gjashtë gazetarë të huaj.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!