Friday, November 22, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeShëndetësiJa si të largoni thartirën në lukth

Ja si të largoni thartirën në lukth

Gjetja e shkaktarit të aciditetit është çelësi i shërimit të tij.

Ky acid shkon deri në ezofag dhe shkakton ndezje dhe iritim, gjë që mund të zvogëlojë madhësinë e rajonit të ezofagut. Të ngjirurit e zërit, të kollat, të vjellurat, asma, dhëmbët e prishur janë disa nga simptomat e aciditetit. Nga kjo gjendje rrezikoheni të fitoni kancer në ezofag.

Aciditeti mund të shërohet, ja disa nga ilaçet shtëpiake që mund të ju ndihmojnë në këtë qëllim. Lëng Aloe Vera– Pini të paktën 50 gramë në ditë.

Lëng i limonit – Zvogëloni simptomet e aciditetit duke pirë një gotë me lëng të freskët të limonit dhe një gotë uji të ngrohtë, në mëngjes para ngrënies. Sodë e bukës – Është një nga ilaçet që ndoshta nuk ka shije të hijshme por sigurisht që është efektiv.

Para se të shkoni në shtrat, pini një përzierje të ujit me sodë të bukës, kjo gjë do të balansojë nivelet e juaja të acidit dhe alkalineve. Përzierja përbëhet nga një lugë çaji me sodë të bukës dhe një gotë me ujë.

Humbje e peshës – Kur fitoni peshë, posaqërisht në pjesën e barkut, aftësia e muskulit shtrëngues të ezofagut dobësohet, gjë që e pengon muskulin të pengojë acidet e stomakut të futen në ezofag.

Dhjami i tepërt në stomak mund të shkaktojë shtypje të padëshiruar, gjë që mund të shtyejë acidet të rrjedhin lartë, posaërisht kur jeni të shtrirë. Mund të zvogëloni simptomet e refluksit gastro ezofagial dhe të ulni prodhimin e acideve duke humbur të paktën 10 % të dhjamit tuaj në trup.

Qumësht i ftohtë – Qumështi përmban sasi të mëdha të kalciumit që ndihmon në uljen e prodhimit të acideve në stomak dhe të absorbojë tepricën e tyre.

Bananet – Bananet janë burim i mirë i potasiumit dhe kjo gjë ndihmon në reduktimin e prodhimit të acideve në stomak.

Në këtë bimë ka komponentë që e rrisin prodhimin e mukozës në stomak, e cila krijon një shtresë mbrojtjeje në muret e stomakut për të parandaluar dëmtimet nga acidet e forta./Mesazhi/

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!