Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiJA STRUKTURA E REFORMATOREVE NE LIVADHI

JA STRUKTURA E REFORMATOREVE NE LIVADHI

Livadhia zgjodhi strukturat e Lëvizjes

Nëndega PDSH-së në Livadhi mbajti sot Kuvendin zgjedhor, ku u zgjodhën strukturat e reja të saj. Nën prezencën e Kryetarit të degës, Syrja Rashiti, nismëtarin e Lëvizjes për reforma në PDSH, Ziadin Sela dhe funksionerëve të tjerë të Lëvizjes, Kuvendi u zhvillua në atmosferë të qetë dhe transparente.

Të pranishmit i përshëndeti Kryetari i degës së PDSH-së në Strugë, Syrja Rashiti, i cili sqaroi procedurën e mbajtjes së zgjedhjeve të brendshme partiake për organizimin e Kongresit të VI-të dhe të rregullt të PDSH-së. Ndërsa Ziadin Sela, bartësi i këtij procesi para bashkëvendasve të tij bëri një retrospektivë të ngjarjeve politike në vend duke u ndalur edhe në aktualitetin me “bombat” e opozitës maqedonase. Ai theksoi përgjimet dhe montimet e rasteve gjyqësore dhe politike nuk fillojnë dhe as mbarojnë me Lube Boshkovskin.

Sipas tij kanë qënë shqiptarët ata ndaj të cilëve shteti ka ushtruar regjim gjatë tërë kohës, edhe në ish sistem. Për Kryetar të nëndegës së Lëvizjes për reforma në Livadhi, u zgjodh Nadi Pollozhani, biznesmen i suksesshëm në fushën e ndërtimtarisë. Kryesia e re do të përbëhet nga Nadi Pollozhani, Përparim Dauti, Mani Ziba, Faton Sadiku, Këndim Dika, Edlira Ziba, Lavdërim Dalipi, Feti Lloga, Feriz Sela, Njomza Ziba, Masar Zhaku, ndërsa për Kuvendarë në Kuvendin e Degës së Strugës u zgjodhën Ziadin Sela, Krenar Lloga dhe Dritan Dika. Pas Kuvendit në Livadhi do të vijojë Kuvendi Zgjedhor në nëndegët e qytetit, Strugë 1 dhe Strugë 2.

Komisioni për Informim Lëvizja për Reforma- Partia Demokratike Shqiptare Dega Strugë

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!