Në relacionet gri të kohës, ku e pamundshmja dhe e mundshmja i marrin anën njëra-tjetrës dhe lufta mbetet pa fitues, mes horizonteve të errëta përshfaqen “yje” spektakolarë, mashtrues dhe vetëmashtrues deri në kufijt e vetëshkatërrimit.
Qeniet e etura dhe të uritura, që s’janë mësuar të ngopin barkun, u qepen prapa për një thërrime, të cilën më vonë duhet ta vjellin për t’i bërë vend thërrimes tjetër. Rrotacion i pamoraltë: përulje, mjerim, përtej mjerimit Migjenian !
”Ah që s’e pata atë grusht të fortë”
T’i bija vetes mu në ballë,
Që të vdes duke jetuar
E duke vdekur të mbetem gjallë!
Blerona Brao