Analisti Kim Mehmeti flet per pergjimet ku shprehet ne profilin e tij:“E lexova në një portal të BDI-së se e paskam lutur kryetarin e LSDM-së te mos i publikojë përgjimet e bisedave të mia telefonike! Ja po e bëj publikisht: e lus opozitën maqedonase t’i publikojë të gjitha bisedat e mia të përgjuara telefonike! Dhe nëse këtë nuk e bënë, do e konsideroj se ajo manipulon me përgjimet dhe se këtë e bën në marrëveshje me BDI-në! Dhe nëse ka ndonjë bisedë ku unë i lus funksionarët e BDI-së të më bëjnë ambasador, publikisht e them se do heq dorë nga veprimtaria ime publike! Gjithashtu deklaroj hapur se nuk do kërkoj mbrojtje ligjore edhe nëse Kryetari I LSDM-së publikon pjesë intime të bisedave te mia telefonike!”-perfundon Kim Mehmeti.