”SITELL” NDIHMONTE SPEKTAKLET E ARRESTIMEVE PER TE NDJELLE FRIKE NE OPINION.
ISH MINISTRI GJORGJE SPASOV TREGON SE QEVERIA KISHTE FRIKE NGA LUBE BOSHKOVSKI.
Funksionimi i strukturave të sigurisë të Maqedonisë kishte për qëllimin demonstrimin e agresivitetit dhe frikësimin e kundërshtarëve politik dhe qytetarëve si dhe gjithë atyre që mund të guxonin për të bërë publike kriminalitetin e qeverisë, kjo të paktën është konstatimi që karakterizon bisedat e fundit nga afera e përgjimeve. Imazhet e agresivitetit dhe poshtërimit përpunoheshin me hollësi nga dora e zgjatur e televizionit Sitell.
Ish ministri Gjorgje Spasov thotë se qeveria kishte frikë se Lubo Boshkovski do të zbulonte kriminalitetin e qeverisë. Sipas tij qeveria përdorte metoda të frikësimit të qytetarëve nëpërmjet arrestimeve spektakolare.
“Me masat e veçanta që shfrytëzonte policia në atë periudhë dhe që zgjatën deri me mbarimin e zgjedhjeve ishin përgjuar të gjitha shtabet e opozitës, kandidatët dhe lider të cilët kanë komunikuar me Lube Boshkovskin. Pas kësaj aksionet policore spektakolare për frikësimin e qytetarëve u bënë një praktik e zakonshme duke zhvilluar arrestime me forca policore të armatosura deri në dhëmb. Këto burrgosje nuk u bëheshin deri sa të vinte televizioni Sitell, ose do u përsëriste arrestimi që të bënte incizimet televizioni Sitell”, thotë Spasov.