Shqiptarja Edlira Copa, e cila vrau tri vajzat e saj, do të dalë para gjykatës më 24 mars, në një seancë dëgjimi paraprake para gjyqtarit Massimiliano Mercaldo. Lajmi u bë i ditur dje, nga avokati mbrojtës i gruas me origjinë shqiptare, që më 9 mars të vitit të kaluar, vrau tri vajzat në shtëpinë e saj në Chiuso.
Një gjë është e sigurt, Edlira, e cila është akuzuar për vrasje të trefishtë, që i dha fund jetës së Simonës (13 vjeç), Kesit (10 vjeç) dhe Sidnit (3 vjeç), konsiderohet e sëmurë nga ana psikike.
Ajo nuk mundet që të ndëshkohet penalisht, për shkak të gjendjes së saj mendore, që e shtyu drejt masakrës në apartamentin në katin e dytë të ndërtesës në Bergamo. Ky ishte përfundimi i tre ekspertëve të ngarkuar me raportin e kërkuar, mbi gjendjen psikike të shqiptares.Në këtë mënyrë, Edlira nuk të dënohet, por do të kalojë vite në burgun psikiatrik në Castglione, nën masa të rrepta, pasi konsiderohet e rrezikshme për veten e saj dhe për të tjerët. Ish-bashkëshorti i saj Bashkim Dobrushi, do të shkojë në Shqipëri, ku prehen tri vajzat, të cilat babai kërkoi që të varroseshin në Shqipëri, pas largimit përgjithmonë nga Italia.
Ngjarja tragjike ndodhi mes 8 dhe 9 marsit të 2014-s, ku Simona, Kesi dhe Sindi, të tre vajza të mitura, u goditën me thikë në banesën e tyre nga mamaja. Kjo e fundit dëshmoi në komisariat se, vrasjen e kreu për t’iu shmangur të ardhmen e mjerueshme vajzave të saj.