Friday, November 20, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniK-15 më i lartë për punëtorët këtë vit, shuma minimale arrin në...

K-15 më i lartë për punëtorët këtë vit, shuma minimale arrin në 19.415 denarë! Afati përfundon më 31 dhjetor

Punëtorët që ende nuk e kanë marrë regresin për pushim vjetor, të njohur si K-15, duhet ta marrin atë më së voni deri më 31 dhjetor. Sipas të dhënave të fundit në dispozicion, shuma minimale në sektorin privat është 19.415 denarë, ndërsa në sektorin publik, regresi për vitin 2026 është 13.680 denarë.

Gjatë vitit, shuma minimale e K-15 në sektorin privat ka shënuar ndryshime, në varësi të lëvizjes së pagës mesatare neto. Sipas përllogaritjeve informative, në fillim të vitit ajo ishte rreth 18.300 denarë, ndërsa gjatë muajve të verës arriti në gati 19.600 denarë.

Në muajt e fundit është vërejtur një rënie e lehtë, ndërsa sipas të dhënave të fundit, shuma minimale është 19.415 denarë. Lartësia e saktë e regresit varet nga baza që vlen në ditën kur punëdhënësi merr vendimin për pagesën.

Të drejtën për K-15 e kanë punëtorët që gjatë vitit kalendarik kanë qenë të punësuar pa ndërprerje për të paktën gjashtë muaj te i njëjti punëdhënës.

Pavarësisht detyrimit për pagesë, çdo vit një pjesë e punëtorëve mbeten pa regres. Sipas të dhënave të Inspektoratit Shtetëror të Punës, gjatë vitit 2025 janë paraqitur 436 ankesa për mospagesën e K-15.

Për punëdhënësit që nuk e përmbushin këtë detyrim parashihen gjoba nga 2.000 deri në 3.000 euro për personin juridik dhe nga 500 deri në 1.000 euro për personin përgjegjës.

Punëtorët që nuk e marrin regresin mund të kërkojnë mbrojtje përmes sindikatave, Inspektoratit Shtetëror të Punës ose përmes procedurës gjyqësore.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!