Thursday, November 19, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniEra e fortë rrëzon pemë, semaforë dhe shtylla elektrike në disa rrugë

Era e fortë rrëzon pemë, semaforë dhe shtylla elektrike në disa rrugë

Era e fuqishme që ka përfshirë mbrëmjen e sotme disa pjesë të Maqedonisë së Veriut ka shkaktuar probleme në komunikacion, duke rrëzuar pemë, semaforë dhe shtylla ndriçimi në disa akse rrugore.

Ndërmarrja publike „Makedonijapat“ njofton se në rrugën Gostivar–Strazhë–Kërçovë, pranë kryqëzimit të Gostivarit, era ka rrëzuar një semafor dhe një shtyllë ndriçimi. Në disa lokacione të këtij aksi janë rrëzuar edhe pemë.

Pemë të rrëzuara janë evidentuar edhe në rrugën Shkup–Tetovë, pranë Karpallakut, si dhe në rrugën rajonale R1206 Tetovë–Shkup.

Ekipet e „Makedonijapat“ kanë ndërhyrë për largimin e pengesave dhe normalizimin e qarkullimit.

Autoritetet apelojnë te drejtuesit e automjeteve që të kenë kujdes të shtuar, të përshtatin shpejtësinë me kushtet atmosferike dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!