PSE NUK U REALIZUA ASNJË NGA PREMTIMET E KRYETARIT TË KOMUNËS NË VELESHTË?
Gjatë fushatës zgjedhore, Kryetari i Komunës së Strugës, Mendi Qyra, në programin e tij zgjedhor për Veleshtën, prezantoi disa premtime konkrete: hapjen e çerdheve të reja, ndërtimin e rrjetit të kanalizimit në lagjet ku mungon dhe përmirësimin e furnizimit me ujë të pijshëm.
Por, sot, pas një viti mandat, banorët e Veleshtës ende presin realizimin e këtyre premtimeve.
1. Çerdhja dhe arsimi: U premtua hapja e çerdheve të reja, por deri më sot çerdhja nuk është funksionalizuar, pavarësisht se infrastruktura ekziston. Për më tepër, gjatë kësaj periudhe u mbyllën edhe tri paralele shkollore.
Mungesa e çerdhes detyron shumë prindër t’i dërgojnë fëmijët drejt qytetit, ndërsa disa familje po mendojnë edhe largimin nga fshati. A është kjo mënyra se si synojmë t’i mbajmë fshatrat tanë të populluara, apo po krijojmë edhe më shumë arsye për shpopullimin e tyre?
2. Pastrimi dhe rehabilitimi i përroit: Nuk ka asnjë iniciativë konkrete për pastrimin dhe rregullimin e tij, e aq më pak një projekt për ta kthyer në hapësirë rekreative për banorët, ashtu siç kanë vepruar disa komuna përreth.
3. Kanalizimi dhe infrastruktura rrugore: Përtej disa ndërhyrjeve të pjesshme në mbushjen e gropave, me idenë që të shërbeje si fasadë për mungesen projekteve konkretë për zgjidhjen afatgjatë të problemeve me kanalizimin dhe asfaltimin e rrugëve kryesore të fshatit.
Zona Hani–Vlashi dhe lagjja e fisit Sheji vazhdojnë të përballen me probleme serioze të kanalizimit fekal, pa pasur deri më tani një projekt konkret për zgjidhjen përfundimtare të tyre.
Veleshta nuk ka nevojë për ndërhyrje simbolike, vetëm për të krijuar përshtypjen se po punohet. Ka nevojë për projekte konkrete, investime dhe zgjidhje të qëndrueshme.
Banorët e Veleshtës meritojnë përgjigje: Ku mbetën premtimet për çerdhen, kanalizimin dhe ujin e pijshëm? Dhe kur do të shohin rezultate konkrete në fshatin e tyre?
P.s në foto premtimet nga programi parazgjedhore.
Armend Reçi -LSH
















