Sunday, November 1, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniDeputetja e VMRO-DPMNE-së, Dafina Stojanoska: VLEN luajti rolin e kalit të Trojës...

Deputetja e VMRO-DPMNE-së, Dafina Stojanoska: VLEN luajti rolin e kalit të Trojës dhe votoi BDI-në në Bërvenicë

Deputetja e VMRO-DPMNE-së, Dafina Stojanoska, ka akuzuar VLEN-in se në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Komunën e Bërvenicës ka vepruar në favor të kandidatit të AKI-së, duke shpërndarë votat në dëm të kandidatit të mbështetur nga VMRO-DPMNE, transmeton Zyrtare.

Në një paraqitje në edicionin qendror të lajmeve në televizionin Sitel, drejtpërdrejt nga Bërvenica, Stojanoska tha se VLEN nuk arriti të dëshmojë dallimin politik nga BDI-ja, pasi në raundin e dytë vendosi t’i bashkohet kandidatit të AKI-së.

“Na vjen keq që VLEN nuk e shfrytëzoi këtë mundësi për të treguar se është ndryshe nga BDI-ja. Mendoj se luajti rolin e kalit të Trojës dhe veproi për BDI-në, përkatësisht i shpërndau votat nga baza zgjedhore”, deklaroi Stojanoska.

Ajo gjithashtu vlerësoi se zgjedhjet lokale në Bërvenicë nuk përbëjnë test për koalicionin qeveritar, por se testi i vërtetë është realizimi i programit të Qeverisë.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!