Sunday, November 1, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniMërgimtarët shqiptarë nga Evropa mbërrijnë në Bërvenicë për të votuar në zgjedhjet...

Mërgimtarët shqiptarë nga Evropa mbërrijnë në Bërvenicë për të votuar në zgjedhjet e nesërme

Mërgimtarë shqiptarë nga Evropa mbërrijnë në Bërvenicë për të votuar në zgjedhjet e nesërme
Një numër i madh mërgimtarësh shqiptarë nga vende të ndryshme të Evropës kanë mbërritur në Bërvenicë, në prag të zgjedhjeve të nesërme për kryetar të komunës, përcjell tetova1.

Në garën për kreun e Komunës së Bërvenicës, në raundin e dytë përballen Arkin Jahia, kandidat i AKI-së, dhe Stojançe Radiçevski nga VMRO-DPMNE.

Me këtë rast, është publikuar edhe një mesazh emocional, ku theksohet rëndësia e mbështetjes për kandidatin shqiptar dhe mobilizimi i bashkatdhetarëve për të marrë pjesë në procesin zgjedhor.

“Amanet e kemi nga babai, vëllanë tonë shqiptar mos e japim kurrë”, thuhet në mesazhin e publikuar, krahas pamjeve nga ardhja e mërgimtarëve në vendlindje.

Ardhja e tyre shihet si një mobilizim i diasporës shqiptare për të marrë pjesë në votimin e nesërm në Komunën e Bërvenicës.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!