Thursday, October 29, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniMPB-ja do të pranojë letërnjoftimet dhe patentë-shoferët digjitalë brenda 6 muajve deri...

MPB-ja do të pranojë letërnjoftimet dhe patentë-shoferët digjitalë brenda 6 muajve deri në një vit

Do të nevojiten nga gjashtë muaj deri në një vit për zbatimin e ndryshimeve ligjore që do t’u mundësojnë zyrtarëve policorë të pranojnë letërnjoftimet dhe patentë-shoferët digjitalë, njoftoi ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski.

Aktualisht po përcaktohen dispozitat ligjore që duhet të ndryshohen, ndërsa Ministria e Punëve të Brendshme po punon për sigurimin e kushteve teknike në automjetet e reja policore, në mënyrë që të mund të verifikohen dokumentet elektronike.

Andonovski theksoi se deri më tani janë ndryshuar 140 ligje që lidhen me pranimin e dokumenteve elektronike dhe se e njëjta qasje do të zbatohet edhe në këtë proces. Gjithashtu, nevojiten ndryshime në aktet nënligjore që përcaktojnë formën e letërnjoftimeve dhe patentë-shoferëve.

Dokumentet digjitale pritet të pranohen gradualisht edhe në sektorin privat, përfshirë bankat, supermarketet, objektet e gastronomisë dhe kompanitë e sigurimeve.

Sipas ministrit, me sektorin bankar tashmë po zhvillohen bisedime për rregullativën që kërkon ruajtjen e fotokopjeve të dokumenteve personale gjatë përditësimit të të dhënave të klientëve.

Si shembull, Andonovski përmendi Poloninë, ku portofoli digjital u prezantua në vitin 2019, ndërsa policia filloi t’i pranonte dokumentet elektronike në vitin 2021.

Andonovski shtoi se aplikacioni mobil „m.uslugi“ (m.Shërbime), i promovuar nga ministria, mundëson qasje digjitale në shërbimet publike dhe dokumentet elektronike.

Aplikacioni është falas dhe përdorimi i tij është vullnetar, ndërsa nuk i zëvendëson sportelet tradicionale.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!