Monday, October 26, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniUlen çmimet e naftës dhe benzinës

Ulen çmimet e naftës dhe benzinës

Ulen çmimet e benzinës në Maqedoninë e Veriut, ja sa do të kushtojnë derivatet nga 27 tetori
Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturina Komunale (KRRE) ka miratuar vendimin e ri për çmimet maksimale të derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut.
Sipas vendimit, çmimet me pakicë të derivateve do të ulen mesatarisht me 1,89 për qind krahasuar me çmimet e përcaktuara më 19 tetor 2026.

Ulja më e madhe është te benzina. EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 do të jenë 5 denarë për litër më të lira.
Në anën tjetër, çmimi i EURODIZELIT (D-E V) mbetet i pandryshuar, ndërsa Vaji Ekstra i Lehtë për Amvisëri (EL-1) pëson një ulje prej 0,50 denarësh për litër.
Ndërkohë, çmimi i mazutit M-1 SU rritet me 0,694 denarë për kilogram dhe do të arrijë në 54,273 denarë për kilogram.
Çmimet e reja do të hyjnë në fuqi më 27 tetor 2026, në orën 00:01.

Çmimet maksimale do të jenë:
EUROSUPER BS-95: 91,00 denarë/litër
EUROSUPER BS-98: 93,00 denarë/litër
EURODIZEL BS (D-E V): 99,00 denarë/litër
Vaji Ekstra i Lehtë për Amvisëri (EL-1): 110,00 denarë/litër

Mazut M-1 SU: 54,273 denarë/kilogram

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!