Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm dhe kryesisht i vranët, me reshje lokale shiu në disa pjesë të vendit. Gjatë ditës nuk përjashtohen rrebeshe më të theksuara dhe bubullima.
Në Strugë, dita pritet të jetë kryesisht e vranët, me mundësi për reshje shiu dhe rrebeshe lokale. Temperaturat do të lëvizin rreth 12 gradë Celsius në orët e mëngjesit, ndërsa gjatë ditës pritet të arrijnë rreth 18 deri në 19 gradë.
(Struga Ekspres)














